KQZ numëron live 11 kutitë e Lezhës, rikonfirmon rezultatin

Elena Tase

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur kutitë në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, pasi pranoi ankimimin e kandidatit nga Partia Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste që i fitoi zgjedhjet.

Pas rinumërimit tëvotave në 11 qendrat e votimit, janë rikonfirmuar rezultatet e votave të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit.

Gjatë mbledhjes u bë numërimi i votave në secilën kuti për të parë nëse ka parregullsi nga shifra e votave totale që janë shënuar në procesverbal nga KAZAZ-të.

Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak, në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.

Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme.  Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.

e.t./dita

Share This Article
8 Comments
  • Mbushi kutite sa ma shume se edhe ne qofte se ka mosperputhje te numerave mjafton qe ne numerimin e pare te jeni perpara ! Ne qofte se ka gabime e mosperputhje votuese/ numeri i votave , prape numeri votave eshte ne fuqi!!! Hajde albanistan hajde!!
    Ka mosperputhje , pra ka gabime ose manipulim e ne te dy rastet eshte cenim te votimit!

    • @ Lili! Kerkoju llogari atyre (PD dhe PS) që e kanë bërë me konsensus dhe kanë votuar Kodin Zgjedhor në fuqi, Shqip thuhet: Ato maja rripa-rripa njëherë ma hipe njëherë ta hipa! PS na del dhelpër dhe PD gomaricë. T’i gëzoni të dyja.

      • burreto
        ke të drejtë kur përmënd malin e shpiragut,me maja e rripa,por mos harro se këta nuk e njohin të zrbritmen!!
        këta na kanë hipur dhe nuk po zbresin më!!
        ata po që e ndërrojnë me njëri tjetrin!një herë na hip njër e pastaj tjetri!!

  • ore nuk po i bije në fije këtij muhabeti!!
    kanë qënë të rregullta votimet në këto 11 kuti apo jo??
    nëse kanë qënë të rregullta do të thotë se kanë votuar 100 persona dhe në kuti duhet të gjënden 100 fletë votimi!as 99 as 101!!pra 100 pa plus minus!!pra toleranca zero!!
    më pas llogariten se sa janë pro-kundër-të pavlefshme!
    ju më sillni ligje debilash që ” Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, “fiton e jëma e zeqos??
    nëse këto 11 që hapen dalin të pavlefshme si thoni ju me “nëse”,atëherë do të thotë se duhen hapur të gjitha!!sepse kur ka parregullsi dhe për shkak të parregullsive ti shpall të pavlefshën një pjesë të rezultatit atherë je i detyruar të hapësh dhe pjesën e mbetur!!parregullsia në kutitë e haura të shtyn që të dyshosh se dhe në të tjerat ka parregullsi!!
    nëse ndodh e kundërta!hap 11 kuti dhe nuk ka asnjë parregullsi,atëherë mund të thuash se gjithçka është në rregull!!

    o gazekaruci i leshit!!
    a të funksionon llogjika mor debil??
    si ka mundësi që ti arsyen e hapjes të kutive e vendos gati në fund të lajmit,jep lajmin komplet të pasaktë dhe rrëmujë sa ska ku të vejë më e në fund e mbyll me ligjin idiot për të cilin shkruajta më sipër!!
    ku i bëni këto shkolla gazetarie mor debila??
    apo i blini dipllomat me të lirë tek gabi??

  • Votuesit qe kane firmosur ne proces verbale, a perputhen me votat ne kuti??????!!!!!!!!

    Lista e personave qe kane votuar, ku eshte????!!!!

    Per numerim votash as nuk ka nevoje fare, kutite I mbushen vetem zagaret e parties, si ata me nga nje vote personi, ashtu dhe ata 100 vota personi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *