KQZ: Partitë të ndalin fushatën, ajo nis më 25 mars

Ornela

KQZ u ka bërë thirrje partive që të mos nisin fushatën zgjedhore para kohës ligjore të përcaktuar në Kod.

Komisioni, me anë të një njoftimi ka deklaruar se fushata duhet filluar vetëm më 25 mars dhe asnjë ditë para saj. Në këtë komunikatë theksohet se “Partitë politike dhe subjektet zgjedhore duhet të përmbahen në respektimin e kërkesave të Kodit Zgjedhor dhe të mos afishojnë materiale propagandistike përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

Ju kujtojmë subjekteve politike dhe organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore se Kodi Zgjedhor parashikon afishimimin e materialeve propagandistike në ambiente e përcaktuara publike dhe në zyrat elektorale të partive politike, vetëm gjatë fushatës zgjedhore.

Fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Ndërkaq, KQZ u kërkon krerëve të bashkive të respektojnë detyrimet ligjore në përgatitjen e ambientit të përshtatshëm.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me afrimin e fushatës zgjedhore u bën thirrje subjekteve politike dhe kryetarëve të bashkive të plotësojnë detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor. Kryetarët e bashkive duhet të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, diskrecionin e ligjshëm në përcaktimin e vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike. KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore, në mënyrë që të mos cenohet liria e votuesve për të formuar opinionin e tyre neutral, jashtë intervaleve kohore të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, theksohet në komunikatën për shtyp.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *