Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e Eduart Ndocajt dhe Partisë Konservatore Albania për të hapur kutitë në Bashkinë e Lezhës.
Anëtari i KQZ, Bledar Skënderaj deklaroi:“Ankuesit kanë bërë një kërkesë ankimore duke referuar që në këto qendra votimi kanë ndodhur disa parregullsi”.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Konservatore është shprehur se në këto qendra janë konstatuar më shumë vota se sa votues. AI u shpreh:“Në të paktën 11 qendra votimi nga vetë tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve 12, 13, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar bashkie në Lezhë, kanë rezultuar më shumë vota të gjetura në kutitë e votimit sesa numri i zgjedhësve që efektivisht kanë marrë pjesë në to”.
Kërkesa e tij është pranuar nga përfaqësuesi i PS duke theksuar se konstatimi i mospërputhjeve të shifrave është i vërtet.
AI tha: “Të paktën kjo forcë na ka evidentuar që në bazë të dokumentacionit zgjedhor që është vënë në dispozicion ekziston një mospërputhje aritmetikore dhe logjike e personave që kanë votuar dhe votave që janë në kuti. Dhe përderisa kjo mospërputhje ekziston, unë bashkohem me kërkesën”.
e.ll./dita
