KQZ shpall rezultatin zyrtar për zgjedhjet e 23 qershorit

anazapta

KQZ shpalli sot rezultatin zyrtar për zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë mënyrë, mbledhja e sotme e KQZ-së i ka dhënë fund procesit zgjedhor, 6 javë pas ditës kur shqiptarët shprehën vullnetin e tyre me votë.

Partia Socialiste renditet partia e parë në vend me 713 407 vota ose 41, 36% të votës së përgjithshme. E dyta renditet PD me 528 373 vota, ose 30, 63 %. Diferenca mes PS dhe PD është 185 035 vota  në favor të socialistëve.

Koalicioni i majtë, ASHE, rezulton koalicioni fitues me 313 227 vota më shumë se koalicioni i djathtë, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.

Në përqindje ASHE ka marrë 57,63 % ndërsa APMI, 39, 46%.

PS përfaqësohet në Parlament me 65 deputetë, PD me 46 deputetë, LSI me 16 deputetë, PR 5 deputetë, PDIU 4 deputetë, PKD 1 deputet.

 

Share This Article
2 Comments
  • KQZ e PD-s nuk po shpall rezultatin zyrtar te zgjedhjeve, ajo po lexon vendimin e Kolegjit Zgjedhor qe ka dhene per ndarjen e mandateve, ku dhe pretendimet e skerbytheve te PD-sme gjithe se te kundraligjeshme KZ, pasi i analizoi i hodhi ne koshin e plehrave. Anetaret e mbetjes se KQZ do te pergjigjen para drejtesi per hapjen e kutive te votimit ne Lezhe e Shkoder ne shkelje te Koodit Zgjedhor, duke numeruar manipulimin e votave ne kutite e hapura ne Lunder, nga 2 Kusherinjte e pare zhulesat shpellar, te urdheruar nga Krimineli Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *