KQZ raporton në Kuvend

Elton Tafaruci

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterije Luzi raportoi të mërkurën në komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2015, ku pjesën më të madhe e zë zhvillimi i zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Në analizën që i bëhet këtij procesi raporti evidenton mes të tjerash nevojën për përmirësime të ligjit zgjedhor në të ardhmen, bazuar mbi gjetjet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-t.

Paketën me propozime për këtë qëllim KQZ ia ka përcjellë më herët Kuvendit, ku mes të tjerash sugjeron përmirësimin e Kodit Zgjedhor në drejtim të komisionerëve të qendrave të votimit; të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor; rishikimin e afateve që lidhen me përfundimin e procesit të numërimit të votave, etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *