KQZ regjistron 8 parti të tjera në zgjedhjet vendore, ja lista

Ornela

Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve  regjistroi gjatë mbledhjes së ditës së sotme edhe 8 parti të tjera në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Mes partive të regjistruara në zgjedhje ishte edhe Bindja Demokratike me kryetar Astrit Patozin.

‘Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian’ – Kryetar Edmond Themelko,

‘Partia Balli Kombëtar’ –Kryetar Adriatik Alimadhi,

‘Partia G-99’-Kryetar  Redi Shtino,

‘Partia Aleanca Demokrate Shqiptare’ –Kryetar  Eduart Abazi

‘Partia Aleanca Arbnore Kombëtare’ –Kryetar Gjet Ndoj

‘Partia Bindja Demokratike’ –Kryetar Astrit Patozi

‘Partia Shqipëria e Re’ –Kryetar  Oltion Kordha

‘Partia Aleanca Popullore’ –Kryetar Artur Dojaka

Gjithashtu gjatë takimit u regjistrua Komiteti Nismëtar për organizimin e punës për paraqitjen e Z.Fran Molla si kandidat të propozuar nga zgjedhësit në zonën e Tiranës.

Ndërkaq KQZ vendosi që t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z.Klajdi Qama, nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku Berat.

o.j/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *