KQZ u jep mandatin tre deputetëve të rinj në parlament

Bora Basholli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.

Ky koalicion, i cili në përbërje ka 21 parti udhëhiqet nga Partia Socialiste.

Ndërkohë po sot, KQZ i dha mandatin e deputetit tre kandidatëve nga lista e PD. Konkretisht Kujtim Gjuzit, Indrit Hoxhës dhe Koçi Tahirit.

Aktualisht numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë shkon në 116.

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *