KQZ regjistron Arben Skënderin kandidat në Tiranë

Bora Basholli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Arben Skënderin si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja Demokratike.

Skënderi u votua me 4 vota pro nga mazhoranca dhe një votë kundër nga kryetar i KQZ, Klement Zguri, i cili kërkoi verifikimin e vërtetimeve.

Arben Skënderi do ketë përballë kandidatin e PS dhe kryebashkiakun aktual Erion Veliaj.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne se ky Arben Skenderi do te kete mbeshtetjen e elektoratit te Tirane,te mos merret me lojra fjalesh te kota, as me sharje e shpifje,por te marre ankimet e qytetareve dhe te beje kauze ankesat e shummta te tyre,qe kane pergjegjes vetem Erion Veliaj!
    1-Erion Veliaj e ka diskriminuar komunitetin e Yzberishtit (KMY) prej 50 mije banoresh,nbjelloj si dikur klika e Tito-Ranklovicit Kosoven,qe nuk investonte atje si ne republikat e tjera sllave!
    Sot per 5 mije femije nuk eshte ndertuar asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte,kend sportiov,rruge te pa shtruara,plehra kudo,qen rrugace,mungon ndricimi rrugor midis pallatevbe etj!
    UKT e shet ujin e pa pijshem per uje te pijshem,pra mashtron dhe vjedh,dhe kulmi eshte se cmimi i ujit te piste eshte afersisht sa i energjise elektrike,kur dihet se kosto e prodhimit dhe blertjes se energjise eshte disa hjerte me e larte se e ujit!
    Bashkia e Tiranes nuk ben pritje populli as kryebashkiaku,as drejtoret dhe as i zgjidhin ankesat e qytetareve!
    Bile as marrin parasysh as rekomandimet e KLSH per kete qellim!
    Veliaj ka investuar vetem atje ku i behet atij reklame e jo sipas nevojave!
    Sheshi Skenderbej eshte nje krim urbanistik se kla rrenuar trafikun e Tiranes,jane shpertdoruar miliona leke me mbjelljen e shkurreve qe quhen peme pa asnje funksion,qe disa ferra e barishte quhen lule,qe ne vend te shatervaneve funksionale leshojne ujin ne toke duke kufizuar levizjen e njerezve se u lagen kembet!
    Pastri i qytetit i eshte dhene nje fiorme,qe vetem sa heq plehrat nga kazanet dhe fshin me fshese vetem rruget kryesore,ndersa ne brendesi plehrat mbulojne te gjitha zonat e banimit!
    Te gjithe qytetaret paguajne taksa per pastrimin dhe gjelberimin,por Bashkia nuk u sherben me pastyrim rreth pallateve te gjithe qytetareve njelloj,por vetem qendres!
    Dhe me skandaloze eshte se edhe ai pastrim mashtrues qe behet,nuk kryhet gjate nates,qe te gdhihet qyteti e zonat e banuara te pastra,por behet diten duke uia hedhur pluhurin njerezve ne trup!
    Vetem ne se ka dhenie korrupsioni nuk mund te kontrollohet firma e pastrimit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *