Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për garën e 25 prillit, partinë e Tom Doshit.
PSD deklaron zyrtarisht si kryetar Ëngjëll Bejtjan, dhe jo Tom Doshin, ndërkohë për këtë të fundit ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar hapur se nuk duhet të kandidojë në zgjedhje.
Ndërkohë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se kërkesa e kësaj partie është në përputhje me ligjin. “Kërkesa për regjistrimin e kësaj partie është në përputhje me Kodin Zgjedhor”, ka thënë Celibashi.
Doshi ka tentuar ta regjistrojnë me emrin e tij partinë, por nuk i është pranuar nga gjykata.
Deri më tani janë regjistruar 37 parti dhe 6 komitete nismëtare për kandidatë të pavarur. Megjithatë, jo të gjitha këto parti mund të jenë në fletën e votimit.
Partitë duhet që të dorëzojnë lista të plota kandidatësh në mbarë vendin. Në rast se një parti, nuk ja del, qoftë edhe në një qark të vetëm të mos plotësojë kandidatët, ajo skualifikohet
Ndërkaq, partitë duhet të dorëzojnë marrëveshjet për koalicionet deri në 24 shkurt. Gjithashtu, koalicionet duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve të përbashkët deri në 7 mars.
o.j/dita

Akoma nuk e kan arrestuar Tom Neandertaler?Para zgjedhjeve Lokale jashqitja e kombit shqiptare,mashtruesi ordiner Edvin Escobar D’Rama deklaroi :Amerika do iu heqë vizat atyre që kryejnë krime zgjedhore,nderkoh qe ai vetë mori me vete ne viziten e tij ne Shkoder,Deputetin qe i ishte hequr e drejta për të shkuar në SHBA!Mori me vete ne Shkoder gangsterin Tom Doshi qe e largoi nga PS-ja,per te kandiduar nje tjeter gangster si Kryetare Bashkie!Ne çdo vend normal do ti kishin arrestuar menjehere drogaxhiun D’Rama dhe idjotin Doshi.
E drejta per tu zgjedhur kufizohet me vendim te gjykatave
allbaneze, jo me fermane te ambasadave.