KQZ shpall fitues në Dibër, Ramën

Elton Tafaruci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), i mbledhur të martën, miratoi me shtatë vota rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë Dibër, duke shpallur fitues Muharem Qamil Ramen, kandidati i propozuar nga koalicioni i majte “Aleanca për Shqipërinë Europiane”(ASE).

Sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në Dibër, në përfundim të proçesit të votimit dhe numërimit të votave nga grupet e numërimit, KZAZ-ja 19, miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve duke shpallur fitues kandidatin Rama, i propozuar nga ASE.

Kundër këtij vendimi të KZAZ-së, brenda afatit ligjor, subjektet zgjedhore nuk depozituan ankim pranë KQZ-së, duke i hapur rrugën shpalljes se rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në këtë njësi zgjedhore. Në zgjedhjet e 11 shtatorit, kandidati Rama fitoi përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, me një avantazh me mbi 4 mijë vota. /

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *