Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të votimit të 30 qershorit. Si çdo votim tjetër i këtij procesi, me 4 vota pro dhe një kundër, KQZ ka shpallur fituesit e 61 bashkive dhe numrin e votave të fituara nga secili subjekt në shkallë kombëtare.
Para votimit, kreu i KQZ Klement Zguri jo pak i prekur dhe me zërin që i dridhej ka dhënë edhe një mesazh të fortë, duke iu kërkuar kolegëve të tij t’i thërrasin arsyes dhe shpjegoi arsyet se përse nuk i jep dot notë kaluese KQZ-së.
“Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. Nuk mund t’i ndajmë. Kjo iu jep një peshë më të madhe. Brenda zgjedhjeve përfshihen interesa të ndryshme.
Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruar paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë.
Këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik. Mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pasi ne të zyrtarizojmë rezultatin.
Konflikti politik nuk është preokupimi ynë, preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë edhe një notë për sjelljen e KQZ.
Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën. Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë edhe për punën e KQZ.
Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese.
Do votoj kundër. Dua që e gjithë kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Më duhet të them, unë nuk bie dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, deklaroi Zguri.
l.h/ dita

Bravo ,Zguri! Qenke me performance me te larte se koleget e tjre . Edhe une ta besoj. Si mos te jesh me larte kur je ne nje nivel me Fatmir Mediun? Mjer ne po u largove nga KQZ. Madje edhe presidenti Meta nuk te leshon nga goja. Anetare me performance me te larte se Zguri ,nuk gjen ne KQZ. Si do vej halli po u largove ti…..!
Ore Zigur efendiu ti flet dhe nukm thua asgje. Ti abstenon sepse Luli dhe Mona, bashke me Liken vendosen te mos hyjne ne zgjedhje. Po perse duhet tju lusim bythen ketyre zaberhaneve dhe te mos njohim zgjedhjet e popullit shqiptar qe ishin caktuar nga Presidenti ne detyre ne 30 Qershor? Lojra fjalesh! Do edhe ky nje cope kothere te mbaje veten dhe familjen. Dhe flet per standarte dhe nuk thote asgje se cfare standartesh nuk u zbatuan. Cfare shkoj keq ore Zigur efendiu, dhe perse? Jep shpjegime Zguro, mos u bej gur i cbere sic ke edhe mbiemrin (gur z-gur).
Zguri foli dhe tha shume gjera, por kur mendte ti ka mare dashuria per partine , ske si ti kuptosh. ZGURI DO ME SHUME SHQIPERINE SE SA PARTINE.
“Lois s’est la lois!”, (ligji është ligj!), thonë dhe francezët. Thënë kështu Zguri ka të drejtë, veçse nuk tha se cili ligj është shkelur.
Keta zoterijte e PD prej vitit 1990 e deri ne ditet e sotme shkojne me moton digj e shkaterro ,genje dhe shpif se dicka do te mbetet ,vidh sa me shume se nuk vjen me kjo dite dhe shume te tiera por as ju shkon ne mend per interesa -kombetare se jane tifoza-partie dhe jo njeres drejtues ne dikastere shteterore ,per te vepruar dhe menduar per kombin -SHqiptar .
Zguri votoi , qe te beheshin zgjedhjet , pavaresisht bojkotit cmendurak te Bashes dhe veprimeve jashtligjore te Ilirit . Po te mos marresh parasysh keto dy cmenduri , gjithcka eshte ne rregull . Zguri preforoi te shtoi numurin e cmendurive , ne kete proces zgjedhor .Ishin present monitorusit nderkombetare . U krye procesi shume I kushtushem dhe ligjore . Zguri pajtohet me cmendurine presidenciale dhe ate opozitare . Midis te tjerave e tregoi veten jurist te dobet . Merr vendime nen trysnine e pasioneve . U be kamikaze I opozites ekstraligjore . Zgalem