KQZ shpërndan 345 milionë lekë për partitë politike

Ornela

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondet e financimit vjetor për partitë politike.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të 25 prillit, pjesa më e madhe e fondit shkon për PS dhe PD.

Nga fondi total prej 345 milionë lekë, 151 milionë i merrin PS, ndërsa PD merr 104 milionë lekë.

Kjo shumë për demokratët është më e madhe se ajo e vitit të shkuar, për shkak se rezultati i 25 prillit 2021 ishte më i mirë se ai i 2017-ës.

Financimi është rritur edhe për PSD, e cila në zgjedhjet e fundit mori 3 deputetë, 2 më shumë se në 2017-n.

LSI bashkë me deputetët, ka humbur edhe disa miliona lekë nga fondi i buxhetit të shtetit.

Përkatësisht nga 13 dhe 9 milionë lekë kanë marrë PR dhe PDIU.

Në listën e partive përfituese rezulton për herë të parë Nisma Thurje, që pavarësish se nuk ka asnjë mandat deputeti, ka marrë mbi 10 mijë vota.

Ligji për financimin e partive politike nga buxheti i shtetit parashikon se 70% e vlerës ndahet mbi bazën e numrit të mandateve të fituara.

Kurse 20% ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *