KQZ shqyrton të mërkurën projektvendime të rëndësishme

Elton Tafaruci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, zhvillon mbledhjen e radhës  ku do të shqyrtojë  disa projektvendime të rëndësishme.

Në një njoftim për mediat KQZ bën të dituar se në mbledhjen e të mërkurës do të shqyrtohen disa projektvendime si “Për miratimin e disa afateve proçeduriale për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017. Për lirimin kryesisht nga detyra të sekretares të KZAZ-së nr.3 për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.

Po ashtu, KQZ sqaron se: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik,.Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ligjit  138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *