Dy kandidatë nga radhët e LSI-së dhe një nga PD kanë marrë mandatin e deputetit nga KQZ.
Burime nga mediat bëjnë me dije se deputetët më të rinj të Kuvendit janë Halit Valteri si përfaqësues i Partisë Demokratike në Tiranë dhe Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një tjetër kandidat i LSI në Tiranë i cili ka marrë mandatin e deputetit është edhe Edmond Stojku.
Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë janë 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, tre kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament.
Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:
Ylli Shehu
Enver Rroshi
Aurora Mara
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Edlira Hyseni
Ediola Braha
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Kapllani
Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)
Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:
Majlinda Halilaj
Alban Zeneli
Ligoraq Karamleo
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi

Cila pjese e opozites,fjalen e kam per PD dhe LSI, eshte Opozita e vertete,Ajo qe la mandatet, doli ne rruge,bene veprime te dhunesh dhe perbalte imazhin e Shqiperise dhe shqiptareve, apo pjesa tjeter qe,sipas rregullave po merr mandatin dhe eshte ne Kuvend, merr pjese ne zgjedhje dhe natyrshem eshte opozite zyrtare.Apo pjesa e trete opozitare e PD,”Bindja Demokratike” e cila natyrshem, sipas rregullave po provon forcen politike edhe ne zgjedhje. Kush vertet eshte ketu opozita?!