KQZ u jep mandatin 3 kandidatëve të LSI-së

Bora Basholli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha sot mandatin e deputetit për 3 kandidatët e listës shumë-emërore të LSI për të plotësuar vakancat e krijuara në Kuvendin e Shqipërisë nga dorëheqja e deputeteve të kësaj force politike, Klajda Gjosha, Petrit Vasili dhe Shezai Rrokaj.

Mandatet e tyre u kaluan përkatësisht kandidateve Ralf Gjoni në Tiranë, Nimet Musai në Fier dhe Enada Koçiraj në Vlorë.

Këta tre deputetë pritet të bëjnë betimin në seance e radhës parlamentare që pritet të zhvillohet nesër paradite, duke iu shtuar kështu deputeteve opozitar të hyrë rishtazi në Kuvend, pas vendimit të tyre një muaj më parë për djegien në bllok të mandateve.

 

b.b/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • I perjetshem qofte kujtimi i sharebajgave te leshitlikes qe dorzuan mandatet, mos u a pafshim me kurre surratin se na e shpifen me kakarisjen e tyre dhe servilizmin ndaj Nafije Dybekut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *