Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro, Projektvendimin “Për miratimin e strukturës së buletinit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013.
Gjithashtu KQZ miratoi Projektvendimin “Për paraqitjen e propozimeve për plotësimin e përbërjes së KZAZ-së nr. 2 dhe KZAZ-së nr.73, për zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”.
KQZ miratoi edhe Projektvendimin “Miratimi i procedurave për mbledhjen administrimin dhe transmetimin e informacionit në ditën e zgjedhjeve për procesin e votimit dhe numërimit të votave, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013.
Gjithashtu KQZ miratoi edhe Projektvendimin “Për caktimin e vendit të numërimit të votave të KZAZ nr.2 dhe KZAZ nr.73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe komunës Rrethinat, Qarku Shkodër, që do të zhvillohen më datë 01.09.2013”. KQZ vendosi të caktojë Pallatin e Sportit “Qazim Dërvishi” si Vend të Numërimit të Votave për ZAZ nr. 2 qarku Shkodër dhe shkollën “ 9-vjeçare Dardhas” si Vend të Numërimit të Votave për ZAZ nr. 73, qarku Korçë.
Gjithashtu në mbledhjen e ditës së sotme, KQZ hodhi shortin për shqyrtimin e Kërkesës Ankimore nr. 42 të subjektit, Aleksandër Çela, i cili kundërshton vendimin e KZAZ nr. 73, Qarku Korçë, për mosregjistrimin e kandidatit për kryetar komune.

akoma merreni me leshin dhe aka legjimitet kjo KOQEZ.