Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin, për të hapur 519 kuti të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Mbledhja nisi në orën 12:30 dhe brenda 20 minutash, projektvendimi u miratua për kqyrjen e fletëve të votimit për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.
Përzgjedhja e kutive do të jetë rastësore, ose me kërkesë të vetë subjekteve zgjedhore të interesuara.
Vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se javën tjetër nis rinumërimi i 10% të fletëve të votimit në çdo ZAZ, përveç asaj me numër 40, ku është bërë votim dhe numërim elektronik.
Si do të bëhet verifikimi?
Konkretisht do të bëhet kryqëzimi i të dhënave me ato të pajisjes së identifikimit biometric. Në rast mospërputhje materialet do të referohen edhe në prokurori për verifikime të mëtejshme.
Numërimi i 10% të qendrave të votimit do t’i japë përgjigje edhe faktit se cila ishte arsyeja e numrit të lartë të fletëve të pavlefshme në zgjedhje, të mbi 83 mijë votave. Qëllimi i rinumërimit, nuk është për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve por për të identifikuar problemet që u hasën në zgjedhje. Ky rast është ankimuar nga Qndresa Qytetare.
Rendi i ditës:
Projektudhëzim “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”; Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Ervis Harun Beu, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni–Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), qarku Durrës, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Ido Muharrem Pashaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; Për rishqyrtimin administrativ të shkeljes së dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, në lidhje me zhvillimin e fushatës elektorale në ambientet e bibliotekës “Misto Treska”, Tiranë.
j.l./ dita

Parlamenti eshte ne detyre, kqz e ve ne diskutim! Te shkelesh mbi vete, i thone kesaj ose te ta hypi Grida . S’kane pune keta e duan prape te hapin muhabete? Pak kemi me Sali Karaxhiçin, me Tritan Preshin, Me Paloqe Thuthuqin e ca te tjer?!