Korçarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri në 3 nëntor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se zgjedhjet për kryetar bashkie do të mbahen më 3 nëntor, në bazë të dekretit të datës 20 shtator, të Presidentit Bujar Nishani.
Zgjedhjet për kryetar bashkie vijnë pas dorëheqjes së kryebashkiakut Niko Peleshi, i cili dha dorëheqjen për të marrë detyrën e zëvendëskryeministrit.
Në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Korçës kandidon Sotiraq Filo për PS-në dhe Gjergji Mero për PD-në.
