KQZ zhvendos 17 qendra votimi në Kukës, PD pasdite paralajmëron protestë

J L

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zhvendosur nga ambientet publike, në ambiente private, 17 qendra votimi në Kukës.

Lajmi është bërë i ditur nga Partia Socialiste në Kukës, e cila, përmes një njoftimi të shpërndarë bën të ditur se këto qendra votimi janë në qytetin e Kukësit, si dhe në Njësitë Administrative: Tërthore, Shtiqën, Bicaj dhe Zapod.

Sa i përket qendrave të tjera të votimit, ato do të jenë në të njëjtat ambiente ku janë zhvilluar votimet  më parë.

Po sipas PS, ky ndryshim i vendit të votimit është bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas vendimit të pushtetit lokal për mbylljen e këtyre ambienteve.

Bashkia Kukës numëron 88 Qendra Votimit, në total, ku janë thirrur për të marrë pjesë në zgjedhje më shumë se 44 mijë zgjedhës, të cilët jetojnë në qytetin e Kukësit dhe në 14 Njësitë Administrative të tij.

Ndërkohë, Partia Demokratike në Kukës paralajmëron se mbrëmjen e sotme në orën 19:30 do të zhvillojë një protestë në sheshin kryesor të qytetit, ku është e vendosur edhe KZAZ në Kukës.

Sipas kreut të PD, Arif Rexhmati, PD do të protestojë për të pamundësuar zgjedhjet pa opozitën. Në deklaratën e  PD thuhet se është në mbrojtje të Kushtetutës dhe zbatim të Presidenit për të mos lejuar votime farsë.

Rexhamti thotë se PS në Kukës nuk duhet të detyrojë administratën shtetërore për pjesëmarrje në zgjedhje.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Eshte ne grahmat e fundit banda e talebaneve kokpalare. RIP Pede dhe Lesheli. Ju vafte shpirti ne FERR o shpellare shqipfoles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *