Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen, pavarësisht largimit të anëtarëve të së majtës. Me katër anëtarë, KQZ ka nisur mbledhjen e radhës, ku përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, është shprehur se dorëheqjet e anëtarëve të së majtës ishin veprime civile.
“Në anën e majtë tuajën zonja kryetare është ulur zoti Zguri, që do kisha dëshirë ta uroja për detyrën e re, pasi mendoj që çdokush që ulet aty përgëzohet për misionin, por më lejoni të them që e kam të pamundur, pasi pak ditë më parë një koleg u shkarkua pa të drejtë nëpërmjet procedurave dhe vendimmarrjes që më ngjasonte me gjyqet publike të kohës së diktaturës. Ajo vendimmarrje nuk cenoi vetë anëtarin, por preku legjitimitetin e KQZ-së dhe të këtij procesi. Tashmë një gjë të tillë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë që kujdesen që Shqipëria të largohet nga mentalitetet e komunizmit dhe të marrë rrugën drejt demokracisë europiane. Tre karrige bosh, flasin shumë, tregojnë që institucionet janë të kapura nga politika. Sot KQZ është kthyer në një organ politik. Veprimi i fundit i Kuvendit më ngjan me zgjedhjet e vitit 2011 ku në përfundim të zgjedhjeve, KQZ-ja e asaj kohe ndryshoi rregullat e lojës kur gara kishte përfunduar, ndërsa sot u ndryshua arbitri i kësaj loje, kjo ndodh sa herë ndjeni frikën e mazhorancës”, tha ai.

Lefterie LLeshi duhet te jete me siguri motra e Xhozit,i sugjeroj te bejne ADN
Femra te tilla= djem rrugac,ordirenere e harbute
po patjeter , lefteria motra e zhozit eshte ,
plerat qe na perfaqesojne
1
Ketyre legenave t’u pregatitet pretenca qe pas fitores ne 23 Qershor t’i cojme direkt tek qelia me e erret dhe e lagesht qe kemi ne Shqiperi. Dhe pas tyre te gjithe ata qe kane shkelur ligjin. N.q.s. nuk do te behet kjo do te thote se opozita eshte pjese e lojrave qe luhen. Vetem burg per gjithe shkelesit e ligjit.
Ky komision cdo gje mund te jete por vetem komision qendror jo.