Kylian Mbappe ishte padyshim njeriu i ndeshjes Francë-Argjentinë.
Ai shënoi në portën e Argjentinës dy herë, duke kontribuar kështu fuqishëm në rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-3.
Mbappe u cilësua pas takimit si i dyti adoleshent në fushë të gjelbërt që realizon dy gola brenda një ndeshjeje në një Kupë Bote e madje, ai u krahasua edhe me legjendën e futbollit, Pelen.
Në lidhje me këtë krahasim të bërë, Mbappe është shprehur:
“Jam shumë i lumtur dhe është kënaqësi të jem adoleshent i dytë (për të shënuar dy herë në një ndeshje të Kupës së Botës) pas Pele-s, por le t’i vendosim gjërat në kontekst: Pele është një kategori tjetër. Por është mirë të jesh në mesin e këtyre njerëzve. Siç e kam thënë gjithmonë, në një Kampionat Botëror ju jeni të gjithë lojtarë të nivelit të lartë, kështu që është një mundësi për të treguar se çfarë mund të bëni dhe cilat janë aftësitë tuaja. Nuk ka vend më të mirë se një Kupë e Botës”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.
s.a/dita
