Ajo është 61 vjeçe tashmë. Por për Xhejn Sejmur, pak gjëra kanë ndryshuar në aspektin fizik, që nga koha kur luante rolin e doktoreshës Kuin. Aktorja e njohur në Shqipëri përmes serialit uestern që transmetohej në televizionet italiane, “Dr. Quinn, Medicine Woman” është shfaqur rrëzëllitëse në premierën e filmit të saj më të ri “Freeloaders”.
Xhejn, e njohur edhe si njëra prej femrave të agjentit 007 në filmin “Jeto dhe lër të vdesin”, mbante veshur një fustan të kuq Herve Leger. Forma e saj e shkëlqyer bën që fustani të mos ketë nevojë për asnjë aksesor.
Aktorja me origjinë britanike është prova më e mirë e shprehjes “Femrat janë si vera, sa më shumë vjetërohen, aq më të mira bëhen”. Dhe nëse keni dyshime për këtë, krahasojeni me të gjitha 61-vjeçaret e tjera që njihni. / Përgatiti: Gazmira Sokoli