Krahët e Mishel Obmanës dhe Xhenifer Aniston janë modeli më i preferuar për femrat që i nënshtrohen kirurgjisë estetike në këtë pjesë të trupit. Në Amerikë, ndërhyrjet për përmirësimin e krahëve janë 50-fishuar gjatë 10 viteve të fundit. Sipas Shoqatës së Kirurgëve Plastikë në SHBA, kjo lloj ndërhyrjeje është një nga 10 më të kërkuarat për femrat mbi 40 vjeçe. Në vitin 2000, sipas kirurgëve, vetëm 300 gra i ishin nënshtruar operacionit për të hequr lëkurën e tepërt në pjesën e poshtme të krahut, ndërsa vitin e kaluar janë kryer të paktën 15 mijë ndërhyrje të tilla, për një vlerë që arrin në 16 milionë dollarë.