Krahina e Oparit, ku malet ende s’e kanë humbur virgjërinë

anazapta

Opari, krahina më malore e qarkut të Korçës, është një krahinë sa e vjetër, po aq dhe me një histori të veçantë që nga lashtësia dhe deri në ditët tona. Aty ku është Komuna e Moglicës, në lashtësi kalonte një pjesë e rrugës “Egnatia”. Për të vizituar krahinën më malore të rrethit të Korçës, Oparin, janë dy “porta” të mëdha. Mund të kalosh nga Kotovjati i Gramshit, drejt honeve, shkëmbinjve e dredhave të shkëmbit të Dobërçanit, nga mund të soditësh ujëvarat me ujë të pastër kristal e të shkrumbëzuar, që zbresin nga “karakollet” e maleve të lartë dhe zbresin poshtë drejt kanioneve të lumit të Devollit, që çan grykat tejpërtej.

Po erdhe në komunë, jo shumë larg qendrës së saj, është fshati Zerec, origjina e dinastisë së madhe të Muzakajve, që ishin  zotër të gjithë Oparit nga Zereci e deri në Marjan e më larg akoma. Pranë këtij fshati është Bunga dhe ish-kisha e Shën Mërisë, në të cilën, sipas memories të Gjon Muzakës të vitit 1510, ku “Gjin Muzaka, im atë dhe gjyshi juaj, vdiq në Seres (Zerec) dhe u varros në kishën e Shën Mërisë, që ai vetë e kishte ngritur në Bungë dhe  e kishte varrin jashtë saj, nga ana e Jugut dhe kështu dhe nëna ime, edhe zonja Kiranë (zonja Anë), gjyshja ime, nëna e tim ati, janë varrosur në këtë kishë që thashë, nga ana e Perëndimit dhe e përmendura zonjë, gjyshja ime, ngriti kishën e Shën Triadhës (ndërtuar më 1470) në Lavdar të Xerjes” Në  këtë krahinë është fshati Rosover, origjina e Pashait të Egjiptit, Mehmet Ali Pasha, i cili tronditi themelet e Perandorisë Osmane, duke krijuar një dinasti, që vazhdoi gati dy shekuj. Për të dijetari i shquar, Profesor Aleksandër. Nga kjo krahinë është usta Mehmet Isaja, që projektoi e ndërtoi një nga mrekullitë e botës, Taxhamahallin, në Argas të Hindisë, ashtu si ishte oparak edhe Petro Korçari, kryearkitekt i Pashallëkut të Janinës. Apo akademiku me famë botërore, Nikolla Jorga, si dhe Dhanil Oparaku, pjesëmarrës i “Shoqërisë së Shkronjave” më 1879 e Anesti Gogolli, anëtar i “Vllarëzisë Shqiptare”. Dhe lista e burrave të shquar që ka nxjerrë kjo krahinë është shumë e gjatë. Historia e krahinës së Oparit është e lidhur si binjakët siamizë me Voskopojën, siç thotë kënga: “Voskopoja me Oparë,/ Janë një e të pandarë,/ Kanë një gjak e një zakon,/ Shën Prodhomi i bekon”.. Ishin oparakë ata që shkruan historinë e Voskopojës, si K. Skënderi nga Dushari apo J. Martiniani. Oparakët edhe lagjen e tyre me kishën e Shën Ilisë, që dhe sot quhet lagjja e oparakëve. Nuk harrohen kryengritjet e oparakëve në vitet 1701-1702 kundër pushtuesve osmanë, të udhëhequra nga Ibrahim Burri Dushari, (Sherrbelaja) Hysen Zela e Avdyl Azizi. Bijtë e kesaj krahine do t’i gjeje pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, në luftën e Çermenkës, me në krye Mehmet Dusharin, si thotë kënga: “Kush ia preu kollozit krahnë,/ Mehmet Dushari me të vëllanë!”, Si dhe betejat e  zhvilluara nga Shahin Matraku me çetën e tij të „kaçakëve“. Patriotët oparakë do t’i gjeje pjesëmarrës në “Shoqërinë e Shkronjave” të Stambollit më 1880. Do të merrnin pjesë në Kongresin e Manastirit për vendosjen e alfabetit. Do të shoqëronin Ismail Qemalin në ngritjen e flamurit në Vlorë. Edhe kur andartët grekë, gjatë viteve 1913-1914 u turrën kundër kësaj krahine, oparakët i priten me pushkë, që në Kulat e Gjergjevicës e deri në Qafën e Martës. Bijtë e Oparit të mbushnin edhe radhët e çetave patriotike të Themistokli Gërmënjit e të Sali Butkës. Edhe kur fashistët pushtonin vendin tonë, ishte atdhetari, Shaban Zereci, që në qershor të vitit 1942 do të krijonte çetën Gorë-Opar, çetën e tretë në Shqipëri, pas asaj të Pezës e të Skraparit. Këtë çetë, gjatë vitit 1942, do ta pasonin edhe gjashtë të tjera me komandantë patriotë oparakë, si çeta e Oparit, me komandant Xume Protopapën, e Moglicës me në Hasan Moglicën, e Brozdovecit, me Koçi Meçen, Kurora” me Asllan Gurrën, “Ostrovica” me Agush Gjerhjevicën, ajo e grave e vajzave me komandante oparaken Kleopatra Maliqi (Sofroni), ajo nacionaliste e Musa Moglicës.

Opari gjithnjë ka qënë djep patriotizmi, prandaj nuk është rastësi që në këtë krahinë janë formuar dy brigada partizane E pesëmbëdhjetë në Protopapë dhe e Njëzeta te “Kroi i Burit” afër Dusharit. Nuk është rastësi që shtabi i luftës Nacional-Çlirimtare për gjithë qarkun e Korçës, vendqëndrimin e kishte në Opar. Ashtu si e kishte selinë në këtë krahinë edhe Këshilli Nacional-Çlirimtar për gjithë qarkun, intendenca e punëtoria partizane. Aty u formua edhe “Ansambli i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare”. Shtëpitë oparake u bënë jatak e u kthyen edhe në spitale për luftëtarët e lirisë. Opari është shquar jo vetëm për bujari, patriotizëm e trimëri, por edhe për arsim e kulturë. Qysh në vitin 1852, aty mësohej gjuha shqipe sipas abetares së Naum Veqilharxhit. Në qendër të kësaj krahine, në Lavdar ishte hapur shkolla shqipe më 1899, ku dha mësim “Mësuesi i Popullit”, Nuçi Naçi, shkolla që mbrohej nga kapedsan Shahin Matraku. Kjo krahinë nga më malor, nuk është vetëm një djep patriotizmi e bujarije, por edhe një krahinë turistike me nja bukuri të rallë natyrore, që nga Qafa e Martës deri në Qafën e Gjarprit e Gurin e Prerë, me livadhe alpine, ujëra të ftohta, ujëvara piktoreske, liqej malorë e pyje të gjelbëruar. Për bukurinë e hijeshinë e kësaj krahine, patrioti Nuçi Naçi, kur bujti në këtë krahinë, do të thoshte: “Në do të shikoni Zvicrën, shkoni në Opar!”

Kjo krahinë pas vitit 1990 u braktis. Por të gëzon fakti se mjaft oparakë po rikthehen në vatrat e tyre, po rindërtojnë shtëpitë e braktisura e po ndërtojnë shtëpi e vila të reja. Po bëhen ndërtime urash e rrugësh të reja, si në Marjan, Dushar, Moglicë, Dobërçan, Gopesh apo rruga e zgjeruar Lekas-Xerje, për ndërtimin e hidrocentralit të ri, që do t’i shtojë begatinë dhe mirëqenien e kësaj zone.

Oparakët dhe pasardhësit e tyre, kudo ku jetojnë e punojnë, brenda dhe jashtë vendit, duhet të jenë krenarë për këtë krahinë të rrethuar me male të lartë, se ku ka male ka dhe shqiponja, ku ka male ka dhe krenari.

 

 

“Sherrbelaja” i Dusharit

ceta-e-themistokliut1Udhëtari vazhdon rrugën dhe mbërrin në Dushar. Aty të duket sikur do takohesh me kryengritësit e viteve 1700, kundër zaptuesve osmanë, me Ibrahim Burrin “Sherrbelanë” (si e kishin etiketuar armiqtë, se nuk i linte të “qetë” të rripnin e të shfrytëzonin popullin) Sikur do të piqesh me Hysen Zelën e Avdyl Hazizin, prijësit e kryengritjeve të vazhdueshme kundër sunduesve osmanë. Në krye të fshatit të duket sikur ka dalë të të presë me derë të hapur Mehmet Dushari, pjesëmarrësi fare i ri me armë në dorë në “Lidhjen e Prizrenit”, luftëtarin kundër andarteve grekë të vitit 1914 dhe krahinorin e kësaj krahine me qendër në Lavdar, caktuar nga qeveria e Vlorës. Të bëhet sikur aty do të gjesh Kostë Skënderin, duke shkruar historinë e Voskopojës. Prandaj edhe kënga thotë: Voskopoja me Oparë,/ Janë një e të pandarë…

Lvdari dhe Marjani

johan-kMarjani, ky fshat përmendet në memorien e Gjon Muzakës, ku kjo dinasti e madhe mbarështronte blegtorinë në malin e tij të përmendur. Në shekullin e XVII-XVIII-të, ku fshat kishte më tepër se 280 shtëpi të mëdha, të ndërtuara majë shkëmbinjve, që nga larg dukeshin si kala. Në to rridhte uji i ftohtë, që vinte nga Ostrovica. Rrugët i kishte të shtruara me kalldrëm. Burrat e shumtë që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë janë të shumtë. Këtej e ka origjinën Viktor Karapaçi, që veprat e tij janë çmuar kryevepra në shekullin e XVI-të. Edhe drejtori i “Akademisë së Re” të Voskopojës, Teodor Kavalioti ose ndryshe Dhori Nastas Zhava nga ky fshat e ka origjinën. Pashaj i Janinës bashkë me kryearkitektin e tij, oparakun Petro Korçari, me origjinë nga Lavdari i kësaj krahine, kishin ardhur në këtë fshat për të ndërtuar një kala në Ostrovicë, si “karakoll” jo vetëm për të vëzhguar Oparin e Korçën, por edhe më tej, deri në Berat e Vlorë.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *