Adi Krasta, moderatori i njohur, prej një kohe relativisht të gjatë nuk ka bërë asnjë dalje publike apo ndonjë projekt të ri të tijin.
Mirëpo, ai ka vendosur të “thyejë heshtjen” duke dhënë një intervistë për emisionin “N’ishull” të RTK-së, e cila do të transmetohet të hënën, më 2 maj. Në trajlerin e intervistës së Krastës janë transmetuar disa pjesë të saj.
Krasta tregohet i sinqertë me publikun duke thënë se është aktualisht pa punë.
Më pas, duke e zhvendosur bisedën nga çështjet e tij personale, Adi Krasta ka folur pak më tepër mbi gjuhën standarde shqipe dhe një unifikimi të mundshëm midis gjuhës standarde dhe gegërishtes që përdorin shqiptarët e Kosovës, edhe pse ai e quan gjuhën standarde një pasuri.
Ndërsa për sa u përket shqiptarëve si shoqëri, Krasta shprehet paska i prerë në mendimin e tij se Shqipëria dhe Kosova e kanë pasur gjithnjë armikun brenda vetes, edhe kur janë tradhtuar.
Për rrëfimin e plotë të Krastës do na duhet të presim deri të hënën e 2 majit.
Interesant mbetet fakti se moderatori më në fund vendosi të flasë mbi mungesën e tij në ekran.

Adin nuk e hoqi njeri nga puna.
Te gjitha gjerat kane qene zgjedhje e tij.
Po te kercesh hu me hu,huri te futet ne ndonje brime ose te hap brime te re!
Nganjehere tahmaja e madhe te le pa gje…….
po edhe un pa pune jam spo pyet njeri
C kisha nje merak te math mor burre , a punon apo nuk punon Ad Krasta .. !!
Te tjeret vuajne per buke kur jane pa pune , kurse ai shetit me Lambrodini rrugeve te Tiranes dhe Durresit .. Mos i qani hallin atij .. !!
Nuk ka thene ashtu. Eshte tallur me kete thenie. Po ta degjosh intervisten e kupton kaq gje:) Si zakonisht shtremberime mediatike dashakeqe qe nul ju intereson e verteta.