Kredia e dhënë nga BB, si do të përdoren 160 mln euro

anazapta

Marrëveshjet e kredisë 160 milionë euro që shteti shqiptar ka nënshkruar me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore, tashmë kanë kaluar për ratifikim në Kuvend. Huatë do të financojnë dy projekte kryesore, të cilat duhet të realizohen deri në fund të vitit të ardhshëm. Marrëveshja e parë e kredisë së është ajo në vlerë 87 milionë euro. Kjo kredi do të përdoret për mbështetjen e reformave për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të menaxhimit të financave publike në trajtimin e detyrimeve të prapambetura, si dhe me anë të reformave në sektorin e taksave, pensioneve dhe energjisë, me qëllim mbështetjen e stabilitetit makrofiskal. Ndërsa kredia tjetër, në vlerë 72.6 milionë euro do të përdoret për modernizimin e sektorit financiar, kryesisht duke u përqëndruar në tre drejtime; në forcimin e aspektit rregullator e mbikëqyrëse të sektorit privat, në përshpejtimin e zgjidhjes për kreditë e këqija dhe në  në forcimin e aspektit rregullator dhe mbikëqyrës për institucionet financiare jobankare. Ky program  do të realizohet deri më 30 Qershor të vitit 2015. Këto hua, që sëbashku arrijnë vlerën rreth 160 milion euro, kanë një periudhë maturiteti 23 vite. Për shtatë vitet e para nuk do të paguhet interes. Ky fond kredie i shtohet atij prej 330 milionë euro të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *