Kredia e marrë nga FMN, si do të paguhet nga qeveria

anazapta

Kredia me interesa të buta të marra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe që do të jepet në tre vite, ka tashmë termat e mirëpërcaktuara për mënyrën e pagesës së saj. Ministria e Financave i ka publikuar këta terma. Shuma e huasë është 295,420,000 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet mijë) SDR. Norma e Interesit është e lidhur me normën e interesit për SDR, që aktualisht është 1.13 %. Ky interes do të paguhet për shumën e kredisë së tërhequr dhe të pa shlyer deri në masën 180,000,000 SDR (që përbën 300% të kuotës së anëtarësisë). Për pjesën e huasë të tërhequr dhe të pashlyer mbi shumën e mësipërme, aplikohet një interes i barabartë me normën bazë + 200 bp. Në rastet kur shuma e kredisë së tërhequr dhe të pashlyer kalon vlerën 180,000,000 SDR për një periudhe mbi tre vjet, norma shtesë që aplikohet mbi normën bazë të referencës rritet në 300 bp. Komisioni i Angazhimit, aplikohet në çdo fillim periudhe 12-mujore nga data e aprovimit të huasë në Bordin e FMN-së, mbi shumat që parashikohet të tërhiqen gjatë kësaj periudhe. Norma e këtij komisioni është 15 bp (0.15%) për shuma të angazhuara që nuk e kalojnë vlerën prej 120,000,000 SDR (që përbën 200 % të kuotave të anëtarësisë së Shqipërisë në FMN), ndërsa për shuma të angazhuara që e kalojnë këtë vlerë norma e komisionit rritet në 30 bp (0.3%). Ky komision i rimbursohet vendit në rast se tërhiqet e gjithë shuma e huasë së angazhuar brenda afatit të parashikuar. Komisioni i Shërbimit, aplikohet mbi çdo shumë që tërhiqet nga huaja dhe është në masën 50 bp (0.5%). Maturimi i Huasë është 13 vjet dhe përfshin një “grace-periode” prej 4 vjetësh.

 

Share This Article
1 Comment
  • Me ne fund!!

    Shpresojme qe DITA mos ta heqe kete teme prej ketu per disa kohe. Qe te diskutojme pak per te.

    sh.flm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *