Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kredia e re për biznesin bie me 21 për qind
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Kredia e re për biznesin bie me 21 për qind
EkonomiLajm i fundit cicerr

Kredia e re për biznesin bie me 21 për qind

anazapta
Published December 11, 2013
Share
SHARE

Kreditimi i biznesit ndoqi një ritëm të dobët edhe gjatë muajit Tetor. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për biznesin preku vlerën e 12.8 miliardë lekëve, me rritje të lehtë krahasuar me Shtatorin, por në rënie të thellë me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat progresive bëhen kështu më negative dhe për 10-mujorin kredia e re për biznesin ka rënë me afro 21%. Kreditimi është në rënie për të gjithë sektorët e ekonomisë, duke filluar nga tregtia, që zë edhe peshë kryesore në kredinë bankare. Kredia e re për tregtinë ra me 17% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Dobësimi i kërkesës konsumatore dhe rënia e volumeve të shitjeve po reflektohet edhe në ritmet e ndërmjetësimit financiar të sektorit të tregtisë. Tkurrja e kreditimit ka prekur edhe sektorët prodhues të ekonomisë. Segmenti më i rëndësishëm, industria përpunuese, ka pësuar rënie të kredisë së re me 16%, ndërsa industria nxjerëëse ka rënë me 25% dhe bujqësia me 7%. As politika monetare lehtësuese dhe as masat e tjera për nxitjen e kreditimit nuk po japin ndonjë efekt të dukshëm. Banka e Shqipërisë vë në dukje se problem kryesor është kërkesa e dobët e bizneseve për kredi. Vrojtimet e besimit të biznesit kanë treguar se, në të gjithë sektorët ekonomikë, më pak se 20% e ndërmarrjeve kanë kryer investime të reja. Oferta për kredi vijon gjithashtu të jetë e shtrënguar. Për shkak të nivelit të lartë të kreidve me probleme dhe ekonomisë së përkeqësuar, bankat kërkojnë më shumë siguri në huadhënie.

 

 

anazapta December 11, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?