Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kredia për biznesin rënie 20 për qind në 8 muaj
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Kredia për biznesin rënie 20 për qind në 8 muaj
AktualitetLajm i fundit cicerr

Kredia për biznesin rënie 20 për qind në 8 muaj

redaktor
Published October 10, 2013
Share
SHARE

Kriza ekonomike e forcuar më shumë vitin e fundit në vendin tonë i ka dhënë gjurmët në të gjithë sektorët e ekonomisë. Biznesi mbetet pika kyce e tregusit ekonomik, mundësia e tij për tu kredituar nga bankat, mundësia për të pasur likujditet apo për të zgjeruar aktivitetin e tij. Por kjo tashmë nuk po ndodh më nga siërmarrja shqiptare. Këtë fakt e dëshmon rënia drastike e kreditimit për biznesin. Shifrat e Bankës së Shqipërisë janë një dëshmi e qartë se cfarë po ndodh në ekonomi. Sipas këtyre të dhënave  për tetëmujorin kredia e re për biznesin është tkurrur me 19 për qind ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënies nuk i ka shpëtuar asnjë prej degëve kryesore të ekonomisë. Tregtia, sektori me peshën kryesore në kreditim gjatë këtij viti ka pësuar rënie të kreditimit me afro 21 për qind krahasuar me një vit më parë. Në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia ka pësuar rënie të prodhimit bruto për dy tremujorë radhazi, përkatësisht me 2.1 për qind dhe 2.8 për qind. Kreditimi vazhdon të jetë në rënie edhe për sektorët prodhues. Dega më e rëndësishme, industria përpunuese ka pësuar rënie të kreditimit me afro 15 për qind. Kredia e re ka rënë edhe në një segment që për momentin është më i shëndetshëm, industrinë nxjerrëse. Ndonëse në vitet e fundit industria nxjerrëse ka regjistruar rritje të prodhimit, falë kërkesës së huaj për lëndë të para, sërish kreditimi paraqitet në rënie me rreth 29 për qind. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për bujqësinë, që në vitet e fundit ka qënë përgjithësisht një sektor i shëndetshëm për sa i takon ritmeve të rritjes së prodhimit. Por, edhe këtu kreditimi ka rënë me 11 për qind  kundrejt vitit të kaluar. E parashikueshme rënia e kreditimit mbetet për sketorin e ndërtimit, që vazhdon dhe që për tetëmujorin ishte rreth 17 për qind. Rënia e përgjithshme e kredisë për sipërmarrjen, përfshirë edhe ato degë që kanë një ecuri më pozitive të aktivitetit, duket se kombinon dobësimin e njëkohshëm të kërkesës dhe të ofertës. Një pjesë e madhe e bizneseve ka ulur kërkesën për financime, në kushtet e një klime të pafavorshme për investime të reja.

Kreditimi në lekë në nivel të ulët

Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, norma e kredive të reja në lekë, në gusht zbriti në 9.44% nga 10.93, që kishte qenë në korrik, duke arritur nivelin më të ulët historik. Megjithatë, ritmet e tkurrjes së kostos së kredisë në lekë kanë qenë shumë më të ulëta se reduktimi i normës bazë, apo interesave të bonove të thesarit, të cilat përdoren si referencë në caktimin e çmimit të kredisë. Kjo ka bërë që diferenca mes interesit  të bonove dhe interesave të kredisë në lekë të mbetet e lartë. Reagimi i vonë i interesave të kredive është pranuar dhe nga guvernatori Fullani në daljen e tij të fundit publike, i cili u shpreh se “Tregjet financiare janë karakterizuar nga prime në rënie rreziku të inflacionit e të likuiditetit, si dhe nga një përcjellje më e plotë e reduktimeve të normës bazë të interesit në segmente të ndryshme të tregut. Normat e interesit në tregun ndërbankar kanë qëndruar pranë normës bazë dhe kanë shfaqur luhatshmëri të ulët”.  Kreditimi i ekonomisë shikohet nga qeveria e re si mundësia e vetme për të rigjallëruar ekonominë e vendit. Por tendenca e deritanishme e kredimarrjes është e ulët, për shkak të mungesës së likujditetit që ekziston nga biznesi dhe mos pasjes mundësi për investime të reja, për shkak të një procesi zinxhir që po rëndon ekonominë shqiptare.

redaktor October 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?