Kredia për investime, rritja vjetore 1.3%

Dita

Kredia për investime paraqitet në rritje vjetore pozitive. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit janar, kredia për investime e bizneseve kishte vlerën e 201 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 1.3%.

Kredia për investime përfshin kredinë për blerje të makinerive dhe pajisjeve, si dhe atë për blerje të pasurive të paluajtshme nga bizneset. Rritja pozitive e kredisë për investime është një tregues i tërthortë domethënës për ecurinë e investimeve private në ekonomi. Kthimi në vlera pozitive i kredisë tregon një frymë pozitive për sa i takon projekteve të reja të investimit në ekonomi. Vitin e kaluar, ritmet e rritjes ekonomike vlerësohen të kenë qenë më të mira.

Në veçanti, gjendja e likuiditetit në treg paraqitet e përmirësuar, falë pagesës së detyrimeve të prapambetura dhe çlirimit të kredisë bankare. Kjo situatë duket të ketë risjellë një farë optimizmi te sipërmarrjet, që kanë ndërmarrë projekte të reja të investimeve. Rritja e investimeve konfirmohet edhe nga tregues të tjerë të rëndësishëm, si importet e makinerive dhe pajisjeve, që u rritën gjatë vitit 2014, ndërsa edhe janari i vitit 2015 shënoi vlera në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *