Kreditë e humbura, bilancet e tyre negative për bankat

Dita

Veç kredive me probleme që janë në masën 24 për qind në vendin tonë dhe që përbëjnë një problem për ekonominë, edhe kreditë e humbura mbeten po ashtu shqetësuese për sistemin bankar. Edhe pse janë marrë masa të shumta ligjore dhe rregullatore deri tani nuk kanë ndihmuar shumë që bankat të fshijnë nga bilancet e tyre kreditë e humbura.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, vlera e kredive të humbura në fund të janarit të këtij viti ishte rreth 69 miliardë lekë, në rritje me rreth 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Për të lehtësuar fshirjen e kredive që nuk kanë më shpresë kthimi, Banka e Shqipërisë dhe Parlamenti miratuan disa akte të rëndësishme gjatë vitit të kaluar.

Kuvendi ndryshoi ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke saktësuar kushtet për të njohur fshirjen e kredive të humbura si shpenzime fiskale të zbritshme. Fshirja e kredisë do të njihet si shpenzim i zbritshëm një vit pas nxjerrës së urdhrit të ekzekutimit nga gjykata. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë”, në dispozitat që përkufizojnë se kur një kredi klasifikohet si e humbur dhe kur ajo duhet fshirë nga bilanci i bankës.

Rregullorja e re hyri në fuqi më 1 Janar 2015 dhe saktëson se, përveç kushteve të tjera, kredia quhet e humbur pasi banka ka depozituar te përmbaruesi gjyqësor kërkesën për fillimin e procesit të ekzekutimit të detyrueshëm të kolateralit. Në rastet kur kredia nuk është e siguruar me kolateral, kredia mund të quhet e humbur pasi gjykata ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit. Ndryshimi i dytë i rëndësishëm i miratuar nga Banka e Shqipërisë lidhet me kushtet e fshirjes së kredive të humbura nga bilancet.

Rregullorja aktuale nuk përcakton afate kohore për fshirjen e kredive të humbura dhe vendimmarrja për këtë i lihet vlerësimit të këshillit drejtues të bankës tregtare. Sipas rregullores së re, kreditë e humbura nuk mund të mbahen në bilance për më shumë se tre vjet, me përjashtim të rasteve të veçanta kur banka mund të argumentojë mundësinë efektive të shlyerjes së kredisë, mbështetur në analizën e gjendjes financiare të kredimarrësit dhe në cilësinë e kolateralit. Të gjitha këto ndërhyrje u bënë me synim heqjen e pengesave për fshirjen nga bilancet.

Share This Article
1 Comment
  • KUJT I DUHET KY SQARIM ?

    Problemi eshte shume i thjeshte, duke filluar nga Ilir Meta, ai i kerrusuri nga pesha e shtateqindmije eurove te videos se Priftit.

    Duke qene se eshte edhe bankier ne kuptimin real te fjales, si aksioner ne njeren nga te 16-te bankat e nivelit te dyte, me aprovimin e pershpejtuar te ketij ligji unik ne bote, ka perfitim direkt qe fryn xhepat e tij te sterfryra.

    Perse shqiptaret duhet te perballojne 600 mije eurot e vendosura ne dispozicion te ish shoferit te Mehdiut dhe Durimit te Bamit pronar varrezash, per te vrare dy te votebesuarit tane, duke i konsideruar si “kredi te keqia” pa shprese rikthimi, per ti zbritur nga taksat qe duhet te paguaje si banke mbi TVSH-ne qofte edhe ne baze te nje vendimi te Gjin Gjonit?

    Ndryshoni ligjin, kjo eshte e vetmja zgjidhje, per te cilen duhet te ushtroje “inteligjencen” e tij kryebankieri i kalifit te Surrelit dhe prodhuesi i patateve ne Kuvend (dhe te trangujve) Cani i arit te rezervave te…shtetit te marra ne ruajtje te perjeteshme, me thase, gomare e valixhe kartoni gjysme te shpuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *