SMS në DITA
Në 0689073730
Mirëdita gazeta Dita. Ju lutem, nëse e shikoni të arsyeshme, ma botoni këtë shkrim. FMN-ja bën marrëveshje me guvernatorin z.Fullani dhe me BKSH-në për të fshirë nga lista kreditë e këqija. Por FMN-ja harron se një rol negativ sot po luajnë bankat e nivelit të dytë, ku sot dhe në këtë moment, bankat, drejtorët dhe oficerët e kredive vjedhin klientët e tyre duke luajtur me dy fatura kredie. Përpara BKSH-së e japin me 5 për qind, ndërsa te klienti me 7 për qind. Ku shkon 2 për qind? Pa diskutim në favor të bankës, të pisllëkut ku fshihen nëpërmjet kompjuterave realiteti i bankës së nivelit të dytë dhe klientit, që në një moment gëzohet që merr kredi për arsye të ndryshme, por vepron në mënyrë të padrejtë. Çdo klient duhet të përfaqësohet nga një jurist, të dijë të mirat dhe të këqijat e kredisë.
Sot, bankat e nivelit të dytë kanë dalë nga kontrolli i BKSH-së dhe nga guvernatori Fullani.
16 banka që janë në Shqipëri, hedhin valle, abuzojnë, vjedhin në mënyrë të padrejtë klientët e tyre. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani po i bën duva bankave të nivelit të dytë, jo sikur të jetë shteti ligj, por një letër pa vlerë ku të zotin e shtëpisë e komandojnë abuzuesit.
Marrëdhëniet midis dy bankave janë në leverdi midis tri palëve, BKSH-së, bankave të nivelit të dytë dhe klientit. Kur klienti mbytet nga përqindja e lartë e bankës, s’ka shanse të dali sipër ujit dhe të nisi jetën, biznesin në çdo aspekt. Juristët, oficerët e kredive duhet të informojnë organet kompetente kur shikojnë abuzime në normat e interesit që luajnë me dy karta. Sa më i ulët të jetë interesi, klientela e çdo banke shtohet dhe nuk do të ketë kurrë kredi të këqija. Me respekt i drejtohem stafit të gazetës Dita. Nga Zaim Korça.

Të paktën ju vini emrin zaim korça sepse na merzitën këta lexuesshkruesit anonimë. Ç’eshte tërë kjo frikë për të vendosur emrin? E paspjegueshme!