Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Formulari A1, kreditet me të cilat vlerësohen 59 lëndët me zgjedhje
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Formulari A1, kreditet me të cilat vlerësohen 59 lëndët me zgjedhje
Komunitet

Formulari A1, kreditet me të cilat vlerësohen 59 lëndët me zgjedhje

anazapta
Published March 9, 2013
Share
SHARE

Për të mos rrezikuar ndjekjen e garës për pranimet në universitetet publike gjatë vitit të ri akademik, maturantët duhet të jenë të kujdesshëm që në plotësimin e formularit A1 dy lëndët e përzgjedhura të mos vlerësohen me më pak se 8 kredite

Me shpalljen e koeficientëve nis zyrtarisht plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z për të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që duan të vijojnë studimet e larta në universitetet publike gjatë vitit të ri akademik 2013-2014. Ministria e Arsimit tashmë ka miratuar listën e plotë të lëndëve me zgjedhje përbri të cilave janë detajuar edhe kreditet me të cilat vlerësohen.

Plotësimi korrekt i formularit A1 dhe A1Z, është hapi bazë që maturantët duhet të përmbushin për të mos rrezikuar ndjekjen e studimeve të larta në sistemin publik apo privat.  Plotësimi i formularit finalizohet me përzgjedhjen e dy lëndëve që do të jepen si provime me zgjedhje, të cilat së bashku në total duhet të vlerësohen me 8 kredite.

Nëse lëndët e përzgjedhura nga maturanti në këtë formular së bashku vlerësohen me më pak se tetë kredite, atëherë maturanti rrezikon ndjekjen e studimeve të larta nëse nuk bën riplotësim të formularit brenda afateve të caktuara. Kandidatët që e kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2013 e që kanë dhënë më parë provime të maturës, do t’u përmbahen rregullave të tjera për të rihyrë në garën e pranimeve për shkollat e larta publike gjatë vitit të ardhshëm akademik.

Kjo kategori, si dhe maturantët që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit, duhet të plotësojnë detyrimisht formularin A1Z për të rihyrë në garë. Formulari konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme.

Kështu maturantët e vjetër nuk do të lejohen të rijapin provimet me zgjedhje të detyruar nëse kanë  rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tyre janë nën 4.50. Në rast se ky kandidat e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit.

Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientët e vitit shkollor 2012-2013. Pranimet në universitetet publike dhe private gjatë vitit të ri akademik do të shoqërohen me kritere më të rrepta. Në këto kushte, maturantëve do t’u duhet të përpiqen më fort që të marrin nota kaluese në të katër provimet e detyruara të maturës për të mos rrezikuar të drejtën për ndjekjen e studimeve të larta gjatë vitit që vjen.

Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar listën e 59 lëndëve me zgjedhje, si dhe kreditet me të cilat vlerësohet në këtë garë secila prej tyre. Njëkohësisht janë të përcaktuara edhe indekset me të cilat identifikohet në formular secila nga llojet e shkollave të mesme në vend.

 

6 rregullat që nuk duhen neglizhuar gjatë plotësimit të Formularit A1

Numri i lëndëve që do të zgjidhen duhet të jetë detyrimisht 2.

Shuma e krediteve të dy lëndëve që zgjidhen, duhet të jetë jo më e vogël se 8.

Kur zgjidhet një lëndë bërthamë, nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar (përjashtuar lëndët e detyruara).

Çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, me kusht që njëra do të trajtohet si gjuhë e huaj e parë dhe tjetra si gjuhë e huaj e dytë, pavarësisht nëse ka bërë ose jo në shkollë.

Maturantët e shkollave artistike mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit II: “Vetëm për shkollat artistike”.

Maturantët e shkollave profesionale mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit II: “Vetëm për shkollat profesionale”. Teoria profesionale është e zbërthyer në profile sipas indeksit të shkollave dhe maturanti mund të zgjedhë vetëm një prej tyre.

 

LISTA E INDEKSEVE TE PROFILEVE/DEGEVE, MSH-2013
Nr      Profili/dega e shkollës së mesme
01      GJIMNAZ
02      GJIMNAZ ME KOHË TË SHKURTUAR
03      SEKSION DYGJUHËSH SHQIP-FRENGJISHT
04      SEKSION DYGJUHËSH SHQIP-ITALISHT
05      SEKSION DYGJUHËSH SHQIP-GJERMANISHT
06      GJIMNAZ GJUHËSOR
07      SHKOLLË ARTISTIKE/KOREOGRAFIKE
08      SHKOLLË SPORTIVE
09      SHKOLLË PEDAGOGJIKE
10      HOTELERI-TURIZËM
11       SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI
12      MEKANIKË
13      ELEKTROTEKNIKË
14      ELEKTRONIKË
15      PËRPUNIM DRURI
16      NDËRTIM
17     TEKSTIL-KONFEKSIONE
18      TEKNOLOGJI USHQIMORE
19     BUJQËSI
20    SHËRBIME SOCIALE DHE SHËNDETSORE
21     VETERINARI
22    GJEODEZI
23    INSTALUES I SISTEMEVE TERMOHIDRAULIKE
24    LLOGARI
25     SHËRBIME BANKARE
26    ADMINSITRIM BIZNESI
27    RRJETE TË DHËNASH
28     MBËSHTETJE E PËRDORUESVE TË TIK
29     ELEKTRONIK NË TEKNOLOGJINË E AUTOMATIZIMIT
30     SILVIKULTURË
31     HARRY FULTZ, BIZNES
32    HARRY FULTZ, ELEKTRONIKË
33     HARRY FULTZ, AUTOMEKANIK
34     PETER MAHRINGER TEKNOLOGJI INFORMACIONI
35    PROFILI IM S’ËSHTË NË LISTË

 

 

LISTA E LENDEVE ME ZGJEDHJE FORMULARI A1 2013
Nr.       LËNDËT ME ZGJEDHJE, MSH 2013       KREDITE
I. PËR TË GJITHA SHKOLLAT
1      ANGLISHT (GJ E HUAJ E PARË)                   10
2      ANGLISHT (GJ E HUAJ E DYTË)                     6
3      FRENGJISHT (GJ E HUAJ E PARË)              10
4      FRENGJISHT (GJ E HUAJ E DYTË)                6
5      ITALISHT (GJ E HUAJ E PARË)                    10
6      ITALISHT (GJ E HUAJ E DYTË)                      6
7     GJERMANISHT (GJ E HUAJ E PARË)         10
8     GJERMANISHT (GJ E HUAJ E DYTË)           6
9     GREQISHT(GJ E HUAJ E DYTË)                      6
10   SPANJISHT (GJ E HUAJ E DYTË)                  6
11   TURQISHT(GJ E HUAJ E DYTË)                      6
12   LETËRSI E THELLUAR                                        5
13   MATEMATIKË E THELLUAR                            5
14   KIMI BËRTHAMË                                                  4
15  KIMI E THELLUAR                                                6
16   FIZIKË BËRTHAMË                                              4
17   FIZIKË E THELLUAR                                           6
18   BIOLOGJI BËRTHAMË                                        6
19    BIOLOGJI E THELLUAR                                    4
20   HISTORI BËRTHAMË                                          5
21    HISTORI E THELLUAR                                       9
22   GJEOGRAFI BËRTHAMË                                   5
23    GJEOGRAFI E THELLUAR                              7
24    EKONOMI BËRTHAMË                                     2
25    EKONOMI E THELLUAR                                  4
26    TEKNOLOGJI BËRTHAMË                              2
27    TEKNOLOGJI E THELLUAR                            4
28    QYTETARI                                                            3
29    PSIKOLOGJI                                                         2
30    FILOZOFI                                                               2
31    SOCIOLOGJI                                                          2
II.    VETËM PËR SHKOLLAT ARTISTIKE
32    HISTORI MUZIKE                                             6
33    HISTORI ARTI                                                    6
34     HISTORI BALETI                                              3
III.    VETËM PËR SHKOLLAT PROFESIONALE
35     HOTELERI-TURIZËM                                     8
36    SHËRBIME MJETESH TRANSPORTI         8
37    MEKANIKË                                                         8
38    ELEKTROTEKNIKË                                          8
39     ELEKTRONIKË                                                 8
40    PËRPUNIM DRURI                                         8
41    NDËRTIM                                                            8
42    TEKSTIL-KONFEKSIONE                             8
43    TEKNOLOGJI USHQIMORE                        8
44     BUJQËSI                                                            8
45     SHËRBIME SOCIALE DHE SHËNDETSORE  8
46     VETERINARI                                                  8
47    GJEODEZI                                                          8
48    INSTALUES I SISTEMEVE TERMOHIDRAULIKE         8
49     LLOGARI                                                          8
50    SHËRBIME BANKARE                                 8
51    ADMINSITRIM BIZNESI                            8
52    RRJETE TË DHËNASH                                 8
53    MBËSHTETJE E PËRDORUESVE TË TIK                               8
54   ELEKTRONIK NË TEKNOLOGJINË E AUTOMATIZIMIT      8

55   SILVIKULTURË                                                8
56   HARRY FULTZ, BIZNES                                  8
57   HARRY FULTZ, ELEKTRONIKË                              8
58   HARRY FULTZ, AUTOMEKANIK                             8
59   PETER MAHRINGER TEKNOLOGJI INFORMACIONI      8

 

 

 

anazapta March 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?