Lëkura jonë në përgjithësi përfaqëson atë që jemi realisht. Një jetë e ushqyeshme dhe kujdesi në higjienën e saj ndikojnë pozitivisht në lëkurën tonë. Kremi pudër konsiderohet si aleati kryesor i bukurisë së femrave, pasi falë tij mund të mbulohen defekte të vogla të fytyrës.
Përdorimi i tualetit për të përmirësuar tiparet tona shfaqet që në antikitet. Egjiptianët e lashtë kanë qenë populli i parë që kanë përdorur kremin pudër. Në vitet 200 p.e.s, gratë e lashta greke aplikonin pluhur të bardhë dhe shkumës për të ndriçuar lëkurën e tyre. Gratë romake pëlqenin një lëkurë të zbehtë të fytyrës dhe prandaj përdornin një krem të përgatitur me bazë plumbin.
Në ditët tona shumica e grave preferojnë të përdorin kremin pudër. Është mjaft e rëndësishme të zgjedhim kremin pudër të një marke të besueshme farmaceutike dhe të testuar dermatologjikisht. Duhet të shmangim blerjet nga shitësit “ambulant” dhe leverdinë e blerjeve të një produkti të lirë, që nuk do të aplikohet mirë, por njëkohësisht mund të dëmtojë lëkurën tonë sepse përbërësit e tij nuk janë të kontrolluar. Në vend të kësaj, zgjedhja më e mirë është të blihen në farmaci. Kozmetika moderne ka përparuar aq shumë saqë mund të zgjedhësh fondatinten pa parfum, pa paraben apo elemente të tjera alergjizues. Krem pudrat që duhet të zgjedhim duhet të kenë këto karakteristika:
- Të lehta për t’u aplikuar;
- Të ofrojnë një mbulim të mirë dhe uniformë;
- Të ndihmojnë kontrollin e yndyrës së tepërt për të mbajtur lëkurën tuaj pa shkëlqim për të paktën disa orë;
- Një zgjedhje e sigurt për lëkurat me tendenca akneike
Karakteristikat negative që përfshijnë krem pudrat janë:
- Në varësi të formulës, ka raste që një krem pudër mund të bëjë lëkurën tonë të duket më e rëndë ose më e thatë.
- Në qoftë se lëkura jone është e yndyrshme, ka raste që një krem pudër jo i përshtatshëm, bën lëkurën tonë të shfaqet me shkëlqim të tepruar.
- Krem pudrat me efekt mat mund të theksojnë prezencën e rrudhave në lëkurën tonë.
Në shumicën e rasteve jemi të shqetësuar për të gjetur një krem pudër që përputhet saktësisht me ngjyrën e lëkurës tonë, por është gjithashtu e rëndësishme për të zgjedhur llojin e krem pudrës që është e përshtatshme për llojin e lëkurës qe kemi, dhe gjithashtu që i përshtatet preferencave tona personale.
Por, cili format është më i përshtatshëm për lëkurën tonë? Kremi, stiku, fluidi, pluhuri?
Lloji i lëkurës tonë do të na tregojë se çfarë duhet të përdorim. Për të dalluar llojin e lëkurës tone duhet të vërejmë gjendjen e lëkurës në mëngjes sapo jemi zgjuar.
Në qofte se kemi lëkurë normale – mikse, mund të përdorim çdo lloj kremi pudre. Më e përshtatshme është një krem pudër kompakt, i cila lejon një matifikim të yndyrës së lëkurës në zonat që keni nevojë dhe më pak aty ku nuk është e nevojshme. Sipas moshës mund të perdorim edhe krem pudër që ka të përfshirë efektin anti-rrudhë. Kështu, ne me aplikim të thjeshtë të krem pudrës, mund të eliminojmë përdorim e anti-rrudhës në mëngjes. Dermatologët këshillojnë krem pudrat, ideale ato të firmës Vichy për moshat midis 25-45 dhe Korff Sublime Lift për moshat 30 -50 vjeç.
Nëse lëkura jonë është e yndyrshme, atëherë këshillohet të përdorim një krem pudër fluid ose kompakt por “oil –free”( jo-vajore). Ato neutralizojnë yndyrën e tepërt të lëkurës duke na lënë një efekt mat. Nëqoftëse lëkura jonë është me tendencë akneike, përdorni një krem pudër që përmban oksid salicilik. Ajo përthan gjëndrat që prodhojnë yndyrën përgjegjëse për shfaqjen e akneve. Në rast se kemi një lëkurë me akne, duhet të përdorim produkte që nuk e acarojnë lëkurën dhe lejojnë një mbulim të mirë, por njëkohësisht lejojnë ajrosjen e poreve. Dermatologet rekomandojnë : Normaderm ose Dermablend të Vichy.
Ndërkohë që për lëkurën e thatë këshillohet që fillimisht të hidratohet lëkura dhe të zgjedhim një pudër me bazë uji,pra fluide, që ndihmon lëkurën të jetë e hidratuar dhe e butë. Dermatologët këshillojnë Bionike Defence Hydra ose Korff Fondatinta Illuminante.
Për mbulimin më të theksuar, dermatologët këshillojnë Rilastil Camouflage, Korff Neverending dhe Dermablend. Ato janë mjaft mbuluese, rezistente ndaj ujit si dhe rezistente 12 deri në 16 orë. Këshilla e për to është që të përhapen në të gjithë fytyrën, por edhe në zonën e qafës për të shmangur efektin e shëmtuar “maskë”, duke krijuar atë imazhin e lëkurës së pastër, ujë e sapun.
Bota nuk duhet të dijë të gjitha sekretet tona!
