Kremlini, interesat amerikane dhe vendet si Shqipëria. Si pritet të sillet presidenca e Joe Biden me Rusinë dhe grackat që ai duhet t’i shmangë që në fillim

redaktor

Nga Janusz Bugajski

Ekskluzive për DITA nga SHBA

 

Pas fitores së Luftës së Ftohtë nga Perëndimi, çdo administratë amerikane që ka ardhur ka besuar se zotëronte formulën magjike për ta kthyer Rusinë në një partner strategjik. Dhe çdo herë, ajo është mashtruar nga Kremlini dhe ka përfunduar duke u përpjekur të vërë nën kontroll një tjetër akt të agresionit rus.

Presidenca e Joe Biden mund të shmangë gracka të tilla që në fillim, duke krijuar një politikë më të fortë që ul ambiciet e Moskës dhe rrit (fuqinë) penguese të NATO-s.

Gjatë presidencës së tij, Donald Trump besonte se ai mund të vendoste marrëdhënie bashkëpunimi me Presidentin Vladimir Putin, por ekipi i tij i sigurimit kombëtar e parandaloi nga rënia në naivitet. Për fat të mirë, ata e kuptuan që Rusia ishte një kundërshtar madhor, që sfidon ndikimin e SHBA dhe sigurinë e Aleatëve.

Presidenti Biden duhet të shmangë kurthin në të cilin Presidenti Barack Obama u zhyt gjatë mandatit të tij të parë, kur ndoqi (rrugën e) një “rivendosje” me Moskën me shpresën e dëshpëruar se një tregues mirësie do ta zbuste kundërshtarin e Amerikës.

Kremlini po ndjek një strategji shumë-planëshe për të copëtuar Perëndimin dhe për të përçarë Amerikën. Paqësimi veçse ndihmon Rusinë për të arritur këtë qëllim, veçanërisht sepse ai parashtrohet mbi dy supozime të gabuara: 1) se Rusia ka interesa legjitime për sigurinë e Europës dhe 2) se Uashingtoni mund të krijojë një partneritet produktiv me Moskën.

Planet revizioniste të Rusisë kanë qenë të qarta që kur Moska hartoi Traktatin e saj të Sigurisë Europiane, pas pushtimit të Gjeorgjisë në 2008. Aty deklarohej se vetë Rusia mund të garantonte sigurinë e ish-satelitëve të saj europianë. Traktati u refuzua nga të gjitha shtetet fqinje, por qëllimet kryesore të politikës së Kremlinit kanë mbetur të pandryshuara: kontrolli strategjik i të gjithë zonës post-Sovjetike, neutralizimi i NATO-s dhe kufizimi i rolit të Amerikës në Europë.

Moska kërkon të imponojë dominimin e saj duke sulmuar dhe copëtuar Gjeorgjinë e Ukrainën dhe është e gatshme të fusë plotësisht në dorë Bjellorusinë. Tani është duke injektuar trupa në Azerbajxhan, nën mbulesën e një misioni paqeruajtës në luftën për Karabakun.

“Interesat legjitime” e shpesh-trumbetuara të Rusisë janë në të vërtetë pretendime për të pasur nën kontroll politikat e jashtme dhe të sigurisë së fqinjëve së saj, që dikur ishin pjesë e perandorisë sovjetike. Për më tepër, fushata e pafundme për trazira politike, shoqërore, ekonomike dhe informative është përllogaritur për të dobësuar institucionet dhe vullnetin e Perëndimit.

Një supozim tjetër i gabuar që përsëritet nga administratat amerikane që vijnë (në pushtet) është se Uashingtoni mund të punojë në mënyrë konstruktive me Kremlinin e Putinit, për sa i përket përballjes me sfidat globale. Një përjashtim, për të cilin të dy palët kanë interes është zgjatja e marrëveshjes New START mbi mos-përhapjen bërthamore, e cila skadon në shkurt 2021.

Por Uashingtonit i duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos lejojë që Moska të fitojë avantazh strategjik bërthamor. Pothuajse në çdo fushë tjetër, Moska kultivon në mënyrë aktive konflikte përmes të cilave sfidon ndikimin e Amerikës.

Kremlini minon sigurinë energjetike të Europës dhe korrupton politikanët perëndimorë. Ai, vazhdimisht, kërcënon aleatët e NATO-s përgjatë krahut lindor përmes grumbullimeve ushtarake, stërvitjeve të papritura dhe shkeljes së kufijve. Ai i ushqen konfliktet e armatosura për të mbajtur fqinjët pa stabilitet dhe jashtë institucioneve perëndimore.

Mosmarrëveshjet etnike, fetare dhe kombëtare në Ballkanin Perëndimor, të cilat Uashingtoni dhe Brukseli përpiqen t’i zgjidhin, ai i nxit. Moska nuk i përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi qëllimi i saj në të gjitha negociatat është të mashtrojë kundërshtarin që t’i lëshojë pe në lidhje me agresionin e saj pararendës.

Kjo është qartësisht e dukshme në Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi.
Në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet ambicjeve të Rusisë, SHBA-së i duhet të hartojë një politikë më këmbëngulëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Aleatët.

Shtëpia e Bardhë e Biden mund të përqendrohet në dobësitë thelbësore që Kremlini i shfrytëzon në avantazhin e vet, përfshi dezinformimin, korrupsionin dhe financimin e ekstremizmit të djathtë dhe të majtë.

Ndikimi i Moskës, gjithashtu, mund të kufizohet duke forcuar praninë parandaluese ushtarake përgjatë krahut lindor të NATO-s, duke përfshirë Gjeorgjinë në NATO, duke i ofruar një rrugë drejt anëtarësimit Ukrainës, duke inkurajuar reforma që lehtësojnë integrimin më të shpejtë në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, dhe duke mbështetur të drejtat e njeriut, demokracisë, vetëvendosjen rajonale dhe federalizmin e mirëfilltë brenda Rusisë.

Kremlini do t’i propozojë Biden marrëveshje gjeopolitike që mund të duken tërheqëse, por do të jenë planifikuar për të rritur ndikimin e Rusisë në kurriz të Amerikës. Ai gjithashtu do ta nxisë të heqë sanksionet ekonomike ndaj oligarkëve dhe ndërmarrjeve shtetërore të përfshira në ofensivat anti-perëndimore të Moskës. Politikat e SHBA nuk duhet të sakrifikojnë sigurinë trans-Atlantike me shpresën e dëshpëruar se Rusia mund të kthehet në një partner të besuar.

“Rivendosja” e fundit me Moskën në 2009 uli mbrojtjen perëndimore dhe arriti kulmin me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Një qasje tjetër dashamirëse thjesht do t’i ndezë (Rusisë) dritën jeshile për sulme të mëtejshme ndaj shteteve fqinje dhe demokracive perëndimore.

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Share This Article
4 Comments
  • Sa bukur Bugajski!
    Shtetet e Bashkuara kanë 686 baza ushtarake jashtë kufijve të tyre nëpër botë.
    Rusia ka vetëm 7… Raporti 10 me 1 në favor të Amerikës, por faji i mbetet Rusisë, që nuk dorëzohet.

  • Sipas logjikes se Sorosianeve e Januzit pas tyre, presidenti Trump ne 2016 u zgjodh “nga nderhyrja e Rusise” Sipas vazhdimit te kesaj logjike, Rusia ne 2020 si vendimtare ne zgjedhjen e Presidentit Amerikan, ka nderhyre per J. Biden!
    Kjo e dyta eshte realisht e besueshme per nje arsye te thjeshte :
    Ku ka me mire per Rusine dhe V. Putin se nje president amerikan me nje kembe ne varr si Biden!

  • Lufta e Ftohte nuk u fitua nga perendimi, por u humb nga Lindja, per shkak te centralizimit te madh te ekonomise ne duart e shtetit, qe nga ana tjeter kish patur perparsi te tjera, por qe rezultuan te shtrenjta! Agresioni rus deri tani ka qene i kufizuar vetem ne Krime dhe Rep. e Osetise jugore ne Gjeorgji! Gje qe erdhi pasi skicofreni Shakashvili donte te hynte menjehere ne NATO, qe per ne shqiptaret do te thote se edhe ne bashke me NATO-n do te benin manovra ne dyert e popujve te federates ruse! Dhe ne Krime e dime si rodhen ngjarjet, pas revoltave ne Maidan te Kievit, kur oligarku pro-rus Jakunovic iku per ti lene vendin oligarkeve te tjere pro-perendimore, me ne krye Jazenjukun, i cili hapi thaset e boshatisur qe njerka e tij EU t’ia mbushte me para, mirpo njerka -kurve e vjeter- nuk u shpejtua, se u tremb, dhe Jazenjuku shtoi premtimet dhe devotshmerine e tij per memen tone kurve EU, duke bere fakt te kryer jo vetem hyrjen ne EU, cfare bismarkja jone Enxhi duhet te ish marre vesh me pare me Vladin e Kremlinit, por ai donte te hynte edhe ne NATO, gje qe solli ato levizje ne Krim pas zgjedhjeve dhe hyrjen e rusise ruse!
    Tjetra: Rusia eshte vertet e interesuar per nje perendim te percare, por perendimi, apo me sakte: nje pjese e perendimit me kete mendje si te Janoshit, eshte per coptimin e Rusise dhe asimilimin e vendeve te vogla si Shqiperia. Faktet po tregojne se obrella 30 vjecare e perendimit e ka katandisur Shqiperine ne nje vend pa dinjitet, pa homogjinitet popullsie, pa ligje dhe drejtesi!
    Per te kuptuar se sa i cekte eshte Janosh-gazetari, shihet kur ai jep keshilla per armet berthamore, ku USA duhet te kene kujdes te ruajne aty supremacine! Si gazetar ai duhet ti dinte me mijra analiza ushtarake, te cilat kane percaktuar se fillimi i nje lufte berthamore do ta shkaterronte boten perfundimisht. Politikanet e shteteve e kane kuptuar aq mire kete, sa ato kane 30 vite qe nuk po e shtojne me arsenalin e tyre berthamor, por vetem e kane paksuar!
    Dhe tre paragrafet e fundit jo vetem jane larg te vertetes, por duket sikur Janoshi “yne” eshte nje agjent rus, i cili kerkon ta vendose Shqiperine ne nje front te pajustifikuar agresiv ndaj Rusise, si e si qe me vone, ne konflikte te nxitura, Shqiperia dhe shqiptaret ta pesojne per bashkpunimin e tyre me imperializmat perendimore!
    Dhe meqe jemi tek imperializmat e per ta mbyllur, i themi Janoshit, se midis 6 imperializmave boterore sot,
    1. amerkano-europian,
    2. kinez,
    3. rus,
    4. shito-iranian,
    5. sunito-arab,
    6. izraelit,
    me agresive jane ky amerikano-europian, pastaj ai sunito-arab, pastaj ai izraelit, pastaj ai shito-iranian, pastaj ai rus, e ne fund ai kinez. Dicka qe e perjetojme ne keto kohra! Ne te ardhmen nuk e dime si do ndryhojne gjerat! Mes ketyre imperializmave kryesore, Shqiperia e ka per detyre ti kthehet vetevetes dhe me fytyre nga iluminizmi perendimor, por jo nga kurvat drejtuese te saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *