Kremlini po rekruton sirianë për të luftuar në Ukrainë, sipas zyrtarëve amerikanë që folën për Wall Street Journal.
Përparimet ruse kanë ngecur përballë kundërshtimit të fortë nga ushtria ukrainase dhe popullsia civile.
Kjo erdhi pasi një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane vlerësoi se Rusia ka lëshuar rreth 600 raketa që nga fillimi i pushtimit.
Zyrtari shtoi se Rusia ka vendosur rreth 95 për qind të forcave luftarake që kishte përgatitur në kufirin ukrainas.
Aeroporti Vinnytsia u shkatërrua plotësisht nga tetë raketa ruse të raportuara të dielën, ndërsa sulmi i Vladimir Putin në Ukrainë hyri në ditën e tij të 11-të.
Përpjekja e dytë për të evakuuar Mariupolin dështoi pasi Ukraina akuzoi rusët se bombarduan qytetin ndërsa qytetarët u përpoqën të iknin përmes një ‘korridori humanitar’.
Civilët e pafajshëm u bombarduan teksa tentonin të iknin përmes një ‘korridori humanitar’ në Irpin.
j.l./ dita

Ka rekrutuar edhe indiane te USA.