Kaloj shpesh në rrugicën e brendshme të Parkut Rinia. Përballë hotel Dajtit. Në çdo kohë të ditës grupe lypësish, sidomos fëmijë të vegjël të ngjiten për të të marrë ndonjë lek. Gra në moshë lypin por njëkohësisht drejtojnë dhe nxisin fëmijët të lypin. Disa fëmijë i shtrijnë në kartona mbi asfaltin e rrugës apo trotuarit, gjysëm të zhveshur, gjysëm të vdekur. Mendojnë se keqardhja do të fitojë mbi cinizmin dhe indiferencën dhe dikush do ta bëjë zemrën gur e do të hedhë diçka.
Aty tek rrugica e Parkut Rinia mbi kartonë dhe gjysëm të veshur, me kokat e bukura e flokët e verdha, sytë bojëqielli të thellë, lëkurën e bardhë që del nga rrobat e pista, disi më të spostuar se lypësit e tjerë, janë edhe dy fëmijë që dallojnë nga të tjerët. Janë shumë të bukur. Nëna e tyre një grua e pashme me flokë të verdha mbuluar me një shami, me sy bojëqielli, e veshur keq dhe pis, rri dhe pret që kalimtarët të hedhin diçka për fëmijët e saj. I indinjuar ndaloj dhe i them se fëmijët janë në rrezik, dhe se ata mund të ftohen, dhe ftohja do të jetë fatale. Ajo më shikon e vakur. Fjalët e mia nuk i bëjnë as më të voglën përshtypje. Bëhem kurioz dhe e pyes se si dhe pse ndodhet këtu.
– Kam ardhur nga fshatrat rreth Tiranës- më tha duke buzëqeshur dhe si e zënë në faj. – Ishim shumë të varfër. U martuam dhe u futëm në një kasolle, që nuk u ngroh kurrë. U bëmë me dy fëmijë. Ishte e pamundur të ushqeheshim. Ai u nis për punë diku dhe nuk u kthye më. Fshati fillimisht më ndihmoi, por më pas njerëzit m’u larguan. Unë vetë nuk isha nga ai fshat. Lëviza. Erdha në Tiranë. Ditën lyp bashkë me dy fëmijët e mi. Natën e kaloj ku të mundem. Do të bëja çdo gjë për fëmijët e mi.
-Ti po i vret fëmijët e tu. – i thashë.
–Po nuk lypëm dhe po nuk hëngrën, ata janë të vdekur gjithësesi.
-A ja del më të lypur?- e pyes.
-Ka vështirësi më thotë. Vendi këtu nuk është i imi. E kanë zënë me përpara. Hedh sytë nga grupet e lypësave rome. –Ata nuk më lënë. Edhe kur zihem me gratë, vjen Tahiri dhe më rreh e më përzë me gjithë fëmijë. Çfarë të bëj?
-Kush është Tahiri?
-Tahiri është burri i njërës prej atyre grave rome. I asaj të shëndoshës. – Dhe tregon e frikësuar me kokë.
Largohem i menduar.
Ka kudo lypës nëpër Tiranë. Në semaforë më shumë. Përgjithësisht fëmijë. Fëmijë që stërviten për të lypur. Tek lypja, tek rruga apo semafori, ata janë të detyruar të harrojnë lodrat, shkollën po e po, gëzimin fëminor. Nëse fëmijët kujtohen padashur për to, rrihen barbarisht. Ata kthehen në makina të vogla lypëse. Ata janë gjenerata e re e lypësve të qytetit. Ky është zanat që nuk shuhet. Ndoshta dhe ky është zanati më i vjetër në botë. Ky është zanat që trashëgohet.
Aty janë edhe nënat fëmijë, që mbajnë në duar fëmijë të fjetur të sapolindur. Pothuajse gjithnjë të fjetur. I mbaj mend disa nga këto nëna fëmijë. Ato e kanë filluar zanatin e lypëses dhjetë vite më parë kur ishin vetëm tre katër vjeçe. Disa fëmijë si ato nuk ja dolën të mbijetojnë, dhe u larguan nga jeta. Këto i rezistuan zhulit dhe pisllëkut të rrugës, i rezistuan tymit të makinave, shiut dhe diellit, dimrit dhe verës. Tani kanë familje. Kanë një burrë që u merr paratë dhe i vëzhgon nga larg. Dhe ja sot, në moshë të mitur mbajnë në duar fëmijët e tyre, mjetin e përgjumur të punës së tyre, objektin e përgjumur që mund të bëjë kalimtarët dhe shoferët të paguajnë diçka. Pa fëmijët është më e vështirë të fitosh. Nëse nuk fitojnë sa duhet, ndëshkimi është aty. Në pritje. I frikshëm. I dhunshëm. Uria është pjesë e tij.
Jo të gjitha ditet janë fitimprurëse. Ka ditë që ecin ters. Kalimtarët shpesh i shajnë i fusin edhe ndonjë çok atij apo asaj që guxon pak më shumë. Disa shoferë hapin xhamin dhe në vend të monedhave u hedhin pështymë. Lypsat janë njerëz dhe mërziten. Shajnë nën zë. Por shpejt ngushëllojnë veten dhe mendojnë se shoferët do të kalojnë përsëri, dhe ku i dihet, mund t’u ndryshojë mendja dhe u japin ndonjë lek. Duhet të përmbahen, duhet të jenë profesionalë, duhet të bëjnë normën. Në të kundërt i pret ndëshkimi. Ata nuk kanë frikë nga askush. As nga shoferët më të pasjellshëm, as nga polici e as nga shteti. Ata nuk e dinë se kush është shteti. Ata nuk kanë frikë as nga vdekja. Kanë parë vëllezërit, motrat apo shokët e tyre të largohen nga lypja e nga kjo botë. Ata kanë frikë vetëm nga ai që rri atje në brendësi të Parkut dhe tek i cili në fund të ditës do të dorëzojnë ato që kanë mbledhur.
Ka adrenalinë edhe zanati i lypësit. Ai apo ajo, di me saktësi se sa makina mund të kalohen në një ndalim semafori. Është vërtetë e rrezikshme, por ata sulen tek makinat pa menduar aspak se ndonjë shofer i pavëmendshëm mund t’i vrasë me makinën e tij. Disa janë fare të vegjël dhe janë nganjëherë të padukshëm. Ata mund të goditen më lehtë. Nganjëherë shoferët janë edhe të njohur. Edhe lypësit kanë klientelen e tyre. Vetë lypja do pak art brenda. Edhe jeta e lypësit ka bukurinë e vet. Ata nuk ndihen aspak të lënë pas dorë nga shoqëria. Përkundrazi. Ata e kanë pushtuar Tiranën. Ata janë kudo. Por dhe Tirana është mësuar me ta. Po si do te ishte Tirana pa lypësit? E kujt i plasi për lypësit. Tirana ka punë të tjera. Le që akoma nuk e dimë. A janë njerëz lypësit? Lëri more lypësit mos u merr me ta. Ata kanë botën e tyre. Aty brenda lindin, rrojnë, bëjnë fëmijë, vdesin, përsëri e përsëri. Le të rrinë aty në botën e tyre. Ne nuk kemi pune me ta. Po të duam nuk ua hedhim sytë fare.
Kisha kohë që nuk e kisha parë gruan me flokë të verdhë e sy bojëqielli. Pothuaj e kisha harruar. Duke kaluar tek Parku Rinia shikoj fëmijët e saj të vegjël në mes të fëmijëve rome. Diku më tutje, në një stol ishte vetë gruaja me flokë të verdhë e me shami në kokë.
-Fal i lek. Ta boft zoti shnet-më tha. Ktheva kokën dhe e pashë. Në duar mbante një fëmijë te vogël, te sapolindur, me lëkurë ngjyrë kafe të hapur. Bëra disa hapa dhe instiktivisht ndalova. U ktheva. Futa dorën në xhep dhe nxora një monedhë.
-Si po shkojnë gjërat-e pyes, duke i dhënë monedhën. Më pa me habi. –Të kanë lejuar të lypësh këtu? Të ka lejuar ai? Si e kishte emrin?
-Tahiri-më tha. Më pa si me dyshim. U drejtua dhe bëri me dorë nga bebja që kishte në krahun tjetër. -Ky është fëmija im dhe i Tahirit.-tha me krenari. Vendin e dyshimit, në fytyrë e zuri një pamje e re. Një shprehje triumfi mbuloi fytyrën e saj. Ajo kishte fituar.
E kuptova që ajo tani ishte e sigurtë. Kishte mbështetjen dhe lejen e Tahirit. Kishte fëmijë me Tahirin dhe ishte në një nivel me gratë e tjera rome që lypnin tek Parku. Lidhja me Tahirin, fëmija i Tahirit i kishin dhënë asaj statusin që i mungonte. Tani ajo mund të lypte e qetë. Ishtë “integruar” në botën e lypësave. Kishte plotësuar të gjitha rekomandimet.

Bukur. Nje metafore interesante per °integrimin”. Dhe jo vetem per ate ne “Europe”. Per te gjitha integrimet e botes se PARASE: Duhet te kurverosh qe te “futesh ne sistem”
Shkrim interesant me mesazhe te shumta, mbi varferine, vuajtjen njerezore, mungesa e punes dhe e alternatives per te jetuar. Mungesa e shtetit ne rradhe te pare. Ligji i xhungles vepron brenda ligjit. Ne vend qe te integrohemi drejt Evropes, po integrohemi drejt lypjes dhe varferise.
Ore po kujt tja besojme rendin ketij Tahirit te Parkut Rinia, apo atij tjetrit….shkrimi trondites..
Urime Shyqyri per shkrimin shume te mire dhe me ndjenje e ngjyrime te theksuara sociale.
Kur lexova emrin e autorit te shkrimit mendova se do te ishte shkrim kritik per problemet e rendit e te sigurise, te cilat z. Dade i ka trajtuar me shume kompetence para zgjedhjeve te 23 qershorit. Por u gabova, duket nuk eshte ai Shyqyri qe ka pas shkruar me pare. Ai u zhduk nga “pjaca”, do ti kete dhene ndonje kocke Rama dhe rri lepihet ne qoshen e vet te ngrohte.
Sepse po te ishte ai nuk kish pse te merrej me Tahir Gabelin, por do te merrej me Tahirin tjeter, me ate qe e ka zyren 200 metra me tej te MPBrendshme. Ky Tahiri i dyte ngjason me te parin per nga menyra e te menduarit dhe veruarit. Ngjasimi bie ne sy per shkak te menyres feudale te te menduarit e vepruarit. I ka lene kalamajte e ish policeve pa buke sepse, baballaret e atyre qe s’jane nga TP apo VL, atyre qe jane mbi 45 vjec, nuk i pranon ne pune po s’ju lepine e ti servilosen atij. Drejtori i Policise i thote “Peqe-Lepe” dhe e pesojne kalamajte e rilindesve.
Tahir Gabeli e ka dhe per fis po ky tjetri, c’ka !?
Realitet i hidhur ne mes te Tiranes …., te gjithe e “prekin”, ama e injorojne me indiferentizem, deri sa syri i vemendshem dhe kurajoja e Sh. Dade e kthen fenomenin ne mesazh!!!!!
Lypja eshte njerezore, kane lindur bashke dhe do vdesin bashke…
Njeriu lyp buke, lyp ndihme, lyp favore, lyp dashuri…Dhe i varferi dhe i pasuri lypin…Lypja e fukarait eshte edhe e turpshme, kokeulur, dritheruese…per ate vet ! Por ne fund te fundit ai e do nje leke per frymen e tij ne kete shoqeri. Mes tyre hyjne dhe ‘lypesit e pasur’,mashtruesit,shfrytezuesit e dhimbshurise njerezore,qe nxjerrin trotuareve a semaforeve vogelushet duke nderur doren e tyre te thare…Te gjithe jetojne ne Tirane,ne metropol, pasi ka per te gjithe ose per ‘te tere’…Dikush shume,dikush pak,dikush me gisht ne goje. Por ama metropoli ka dhe nje Bashki,nje administrate,fonde,ndihma,biznese…Pse nuk u organizon nje mence dhe t’u ofroj ushqim falas ketyre femijeve ?! Pse nuk u fal ‘buken e perditshme’ derisa t’i integroj ?! T’u fal atyre qe lypin buken e gojes dhe jo atyre qe lypin per pasuri.Rrjedhimisht ata qe duan buke do te shkojne ne mencat sociale,ata qe duan pasuri do lypin trotuareve.
Ne Dita kam lexuar para kohesh nga nje komentues, qe ftoi ‘lypsin’ ne shtepi ,pasi i tha kam tre dite pa ngrene,eja te ham fasule bashke, dhe ai ju pergjegj ‘ik se do duroj dhe diten e katert’…
Shkrim i goditur z.Dade. Si gjithmone gjeni fjalet e duhura, fabulen e duhur dhe shtjellimin e duhur. Komplimente!
OH MIGJEN SA ME SHUME KOHA KALON AQ ME I PAVDEKSHEM BEHET ” POEMA E MJERIMIT ” ! VAJTOJ DHE VAJTOJ DHE SHUME QORTOJ!
bukur xhiku e ke trajtuar…….nuk e di ku punon tani, se me pare ke qene sh. djale i mire.
gojet e liga thone qe nuk eshte xhiku qe ka qene me pare. pershendetje nga larg.
Cfare lidhje ka Migjeni me kete realitet?
Lypja eshte kthyer ne profesion te ndyre dhe kete nuk e bejne nga varferia por se jane mesuar
Te jetojne si paraziter!
Me falni,por kur lexova qe kjo fshatare tiranase na qenka lidhur me Tahirin….
O Zot!
Me lehte I erdhi te futet ne leckat e tij sesa te marre fshesen e te pastroje rruget e qytetit,shkallet e apartamenteve…
Cfare ulje dinjiteti!
Mjere femijet per ate nene qe paskan sepse ajo nuk do ju afroje asgje atyre!
Po si nuk I vjen keq ,a nuk mendon se ata do te mbeten injorante si ajo,neser Tahiri mund edhe
Te abuzoje me femijet e saj!
Po nga ka ardhur kjo femer?
Paska qene ne fshatrat e Tiranes,po aty ka kryeplak e ku ta di une!
A u kerkoi ndihme atyre?
Kjo grua a nuk e din se ekziston nje Qender e Gruas ku asaj mund t’i afrohej shtrati,ushqimi,nje
Mesim profesioni qe te jetonte me dinjitet!
Por valle a e din ajo se cfare eshte Dinjiteti?
A e ka degjuar ndonjehere?
Ne qe kemi patur fatin te shkollohemi duhet t’u Jemi mirenjohes perjete prinderve qe na bene
zot te vetes!
Sami Frasheri,ky rilindas I madh,shkruante:
“Nese Nena eshte me edukate e kulture,bashke me qumeshtin ajo I jep femijes edukaten e kulturen!”
Mgjate,une mendoj qe femrat qe punojne ne shoqata per mbrojtjen e gruas,Fondacioni femijeve,duhet te merren seriozisht me keta lypesa,nenat e tyre e sidomos te kerkojne marrjen ne pergjegjesi Penale te ketyre tutoreve qe duan te jetojne si paraziter!
Sepse ata po shfrytezojne femijet dhe grate e tyre!
Me cfare te drejte?
Nese nuk u dalin per zot femijeve,mos te lindin!
Nese lindin dhe I leshojne femijet e grate trotuareve,LE T’U HIQET e drejta prinderore!
keto kohra jane me te trishta dhe me mjerane se 100 vjete me pare se vitete ku jetojme jane fundi i zhvillimite dhe eshte mekate qe nje vende si i yni perjashtoo armiqte e shqiparise qe jane ne te gjitha nivelete e politikese dhe pjeseve qe i sherbejne asaje dhe ne tere gazetarite e televizionete qe bejne nje pune kunder dem,okracis qe nuk flasine dhe investigojne forte deri ne vdekje te drejtene pere te jetusare si boa moderne demokratike ketu e kete veede me 200 euro dhe kure nje qeveri mashtron hapure ne fushate do ullim korentin me 6 leke e tani kerkone 10.5 leke sic lexoi kjo eshte vrasje pere se gjalli kune ne realitete demokracia eshte pune pagese dhe jete e bukure ketu vuahete dhe vritete e vuane ky populle nga te gjitha nivelete nedersa armiqte e shqiperis jetojne si turqite injorante te lashet qe dhe kancerin e zhdukin e sic e zhduki famillja mediu a meta monika pra asnje shprese demokratike qe eshte ngritja e rogave dhe qe do te thote zhdukje e varferis zhdukje e korupsionite dhe vrasjeve e hedhjeve te minave me komande dhe fillimi i nje jete vertete demokratike sic eshte sa dele nga kufijte shqiptare poshte antishqiptaeete e politikes armiqte e betuare te shqiperis
Tragjikomedia e radhes.
Ne mes te Tiranes, tek Tajvani, Tahiri behet me “cun” me nje bjonde dhe pasketaj e lejon qe te lype ne “token” e tij.
Kuptimplote shkrimi, i madh dhe shume i vemendshem autori i shkrimit.
Tirana e vitit 2014.
Plotesisht dakort me komentuesen me lart, Migjeni nuk ka lidhje me kete shkrim, po Shteti pyes une, a ka ndonje lidhje?.
Uroj bjonden qe lindi djale dhe gjeti pune, por me shume “uroj” Tahirin qe u bo me cun.
Dhe yjet rrine dhe veshtrojne……!!!!!!!!!