Krerët e komuniteteve fetare në Shkodër: Qeveria të mos miratojë martesat gay

Saimir Lleshi

Megjithëse nuk është pjesë e debatit të ditës, drejtuesit e tre komuniteteve fetare në Shkodër dalin kundër martesave midis gay-ve.

Famulltari i Kishës Ortodokse at Nikolla Petani, tregohet i ashpër, kur deklaron se qeveria po i shpërfill të gjitha komunitetet fetare, duke ndërhyrë në Kodin e Familjes.

Po u imponohet njerëzve se duhet të heqim tashmë brenda në kod ligjin e përcaktimit burrë me grua e duhet të shtojmë grua me grua dhe burrë me burrë. Këto ndryshime po bëhen me arrogancë dhe pa u konsultuar me popullsinë që është mjaft e ndjeshme ndaj këtij fakti djallëzor, dhe aq më pak me komunitetet fetare”, thekson ai.

Imzot Angelo Massafra paraqiti si shqetësim korrupsionin, por edhe zhvillimin e teknologjisë që i hap mundësinë të rinjve për të parë pornografi.

Kemi problemin e madh të pornografisë e cila banalizon dhuratën e madhe të njerëzimit.  Këshilloj prindërit të jenë më vigjilentë”,tha ai.

Në të njëjtën lindje ishte edhe kreu i Myftinisë së Shkodrës, Muhamed Syrtari.

Të formojë familje e të kujdeset për të, të trashëgojë jetën me edukimin e fëmijëve dhe trajtimin sa më dinjitoz të nënës së fëmijëve të tij. Ekstremizmi dhe devijimi nga ky rregull është i refuzuar nga islami”, tha Syrtari.

Deklaratat e tyre u bënë gjatë një konference për rolin e familjes, ku të pranishëm ishin kryesisht të rinj. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • Qeveria DHE bashkite duhet te bejne nje ligj Urgjent per NDOTJEN AKUSTIKE qe degjojme dite per dite sa nga minareja me manjetofon sa nga kembanat e mesjetes.na shkruajne DHE keto palacorite neper gazeta keto grupime injorantesh .

  • Martesat e Gey-ve e Lezbikeve, martesat politike te partive kundershtare per hir pushtetit, jane keto lloj Martesash qe liberal-politika anarkiste globaliste e sotme i mburr si arritje te medha te Lirise e Demokracise. Kur nuk jane asgje tjeter vecse tregues te Pederastise se Sistemit pederas Globalist.

  • Fshati digjet e kurva krihet i thone kesaj!

    Ky vend ka probleme me te medha se martesa e gay-ve. Perse nuk ngrene zerin kete titullare mbi zakonin e gjakmarrjes dhe perse fratet e tyre nuk ngrene kembet ne krah e te shkojne e te flasin e te ndihmojne familjet e prekura nga zakoni i gjakmarrjes, po me rrine neper kishat e tyre luksoze dhe nuk e cajne koken per fshataret qe jetojne ne skamje?!

    Kjo eshte nje problem qe kisha katolike duhet te perqendrohet dhe jo tek gy-te qe nuk i prishin pune kujt dhe nuk vrasin njeri, e nuk vjedhin askend. Nqs e kane kaq merak, te ngrene kete problem pasi te kene bere detyren e tyre si kishe ndaj besimtareve te tyre qe jetojne si mos me keq.

    Perse nuk marrin shembul nga pope Fransis qe perqendrohet kryesisht tek te vobegtet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *