Emrat e krerëve të rinj të drejtorive rajonale arsimore do të dalin nga konkurs, i cili pritet të zhvillohet në fillim të nëntorit. Zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, tha sot se më 5 nëntor në selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të shpallet lista e konkurrentëve, ndërsa më pas aplikantët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim e më pas një ballafaqimi me jurinë, pjesë e së cilës do të jenë edhe anëtarë të komunitetit, mësues, prindër e intelektualë.
Mazniku tha se për 13 drejtoritë rajonale arsimore kanë ardhur një numër i madh aplikimesh.
“Deri pak minuta më parë, numri i aplikimeve i ka kaluar të 100-at dhe po vazhdojnë aplikimet.Numri më i madh i kërkesave i referohet pozicionit të Drejtorit të DAR Tiranë, me mbi 30 aplikantë dhe pasohet nga DAR Tirana-Qark, DAR Durrës, DAR Fier, DAR Berat, DAR Shkodër e kështu me radhë”, tha ai.
“Ftoj të konkurrojnë te gjithë ata arsimtarë e ekspertë të fushës, qe besojnë se ka ardhur momenti që politikat dhe vendimmarrjet për zhvillimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri, të mundësohen nga individë me përgjegjësi dhe me kapacitetet e duhura intelektuale dhe profesionale”, tha Mazniku më tej.
“Aplikantët me rezultatet më të larta do të vazhdojnë më tej konkurrimin në një finale publike përballë mësuesish, prindërish, intelektualë të qarqeve respektive, si dhe një jurie prestigjioze. Ky standard mund të duket i ri për publikun, por në fakt është thjesht aplikimi rigoroz i ligjit, që për fat të keq nuk është aplikuar më parë”, tha ai.

A thua e kane me te vertete pasi edhe keto nuk po duken serioze! U hapen kazinote prape o burra ne radhe!!!!!
Ore z.Mazniku sikur dona beni shpikje me ato konkurse,kur do filloni ecni me hapin e shoqeris dhe jo te breshkes.Vendosni njerzit te bejne punen te sistemojne mesuesit
neper shkolla se se mer vesh i pari te dytin matematika jep fiskulture e fiskultura jep matematik mesues me shkoll e pa shkolle kto ka nevoj emergjente arsimi jo na lagni sot na rruani mot.
Shqiptareve su gjehet rehati keq kur zbaton ligjin, keq kur nuk e zbaton!!!!. Bravo Ministria e Arsimit per konkurseet dhe ndershmerine. Vetem provim permendesh nuk do doja te shikoja ne ate konkurs por pyetje formuese do ishte mire.