Krerët fetarë, letër Merkel e Macron: Ne shqiptarët, jemi pjesë e Europës

DITA Online

 

Për të ndihmuar vendin në hapjen e negociatave me BE, kanë hyrë në “fushë” edhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.

Klerikët i kanë dërguar një letër kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, ku i kërkojnë dhënien e dritës jeshile për Shqipërinë.

“Në këtë moment të një rëndësie të madhe, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë atë që kemi shprehur kohët e fundit në deklaratën tonë të përbashkët të datës 21 prill 2018: ne shqiptarët jemi pjesë e Evropës.

Ne jemi pjesë e një historie që shtrihet në origjinën e Evropës. Është një histori që ka rrënjë mijëravjeçare.

Rrënjë të përbashkëta kulturore dhe sociale na lidhin. Jemi të bindur se rruga drejt Bashkimit Evropian përfaqëson dëshirën e kahershme të njerëzve tanë, si edhe vlerat e një shoqërie të lirë ku çdokush mund të ushtrojë të drejtat e tij e ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit fetar është thelbësore.

Ne i jemi mirënjohës Zotit për faktin se historia e popullit shqiptar ka treguar një jetëgjatësi të qëndrueshme të vlerës së respektit për dallimin fetar, duke jetuar së bashku në harmoni si një familje”, thuhet në letër.

“Ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëve, dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshëm për një Shqipëri si pjesë e Evropës”, theksohet në letër.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian është veçanërisht kritike për rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë renditen mes euro-entuziastëve më të fuqishëm, e megjithatë ata ndjehen më të frustruar, sepse edhe pse jetojnë pranë shokëve të tyre evropianë, janë të përjashtuar nga të njëjtat mundësi. Mbështetja juaj për Shqipërinë në procesin e pranimit, më këtë moment kritik, kur vlerat e tolerancës, solidaritetit dhe të drejtave të njeriut kërcënohen nga radikalizmi, fanatizmi dhe ideologji të tjera si këto.

Ju bëjmë thirrje të pranoni dëshirën e sinqertë të të gjithë shqiptarëve, dhe të na mbështesni në angazhimin tonë të pakthyeshëm për një Shqipëri si pjesë e Evropës. Me lutje të zjarrtë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të mbetur mbështetës të palëkundur të vlerave evropiane të një shoqërie me liri, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë”, përfundon letra.

Letra është firmosur nga krerët e bashkësive fetare në Shqipëri, Kryetari i Komunitetit Mysliman Skënder Brucaj, Kryepeshkopi i Tiranës dhe i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë i Kishës Ortodokse Autoqefale, Prof. Dr Anastasios, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Episkopale Shqiptare dhe Arqipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, Kryegjyshi Botërior i Kryegjyshatës së Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ylli Doci.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments
  • KLERIKET E SHQYPNISE PERPARA SE T’I BEJNE “LETRA TE HAPURA” ENVERISTE KANCELARES MERKEL DHE PRESIDENTIT MACRON DUHET TE NDALOJNE EDI RAMEN QE PO KTHEN KOHEN E QEPES TE PARTISE-SHTET NE SHQYPNI.

    Si mund te behen kleriket e Zotit nje me qeverine enveriste te Edi Rames, qeveri e cila akoma nuk ka kerkuar falje zyrtare per krimet e komunizmit, mban Enver Hoxhen si HERO, dekoron xhelatet e Enverit me medealje trimerie, u shton pensionet krimineleve te Enverit dhe mbron me fanatizem kultet e komunizmit si Piramida Famekeqe e Enverit ne mes te Tiranes

    PO PSE ME FOTOGRAFINE E ENVERIT NE DORE DHE ME KRIMINELET DHE XHELATET E TIJ DUAN KLERIKET TE FUSIN SHQYPNINE NE BE?

    Kur Kleriket e Zotit jane bere agjitatore te propagandes komuniste te Edvinit?

    Deri ku do te shkoje kjo hipokrizi komunistesh qe edhe kleriket e Zotit i ka vene ne sherbim te propagandes se vet?

    KETA NUK JANE KLERIKE TE ZOTIT, POR SHERBETORE TE EDVINIT

    njashtu:

    Sic ishte edhe Patriku Rus qe Putini e kishte derguar ne Shqypni me nje mision te posacem me ftese te Edi Rames.

  • O Zot sa i neveritshem qe je. Si mund ti thot vehtes intelektual nje njeri dritshkurter e teresisht subjektiv siç je ti.
    Çdo njeri qe ka sado pak mend per te analizuar faktet historike te levizjes demokratike ne Shqiperi, e ka kuptuar me kohe qe Edi Rama eshte nje socialist antikomunist, qe hyri ne Partine Socialiste si nje demokrat patriot, te cilit PDja e marr peng nga Saliu, nuk i dha mundesi te merrte pjese ne proceset e demokratizimit te vendit. Partia Socialiste e Shqiperise dhe Fatos Nano, kane meriten e tolerances, qe i dha mundesi Edi Rames te realizonte vizionin e vet europian, ne fillim ne Tirane dhe pastaj ne te gjithe Shqiperine.
    Sali Berisha dhe larot e tij, jane pjellat me te ndyra te komunizmit dhe te shoqerise postdiktatoriale. Ata ngriten ne piedestal anet me te kqia te komunizmit dhe po ashtu zgjodhen nga kapitalizmi te kqiat e tij me te medha. Shoqeria shqiptare postkomuniste per te cilen Berisha ka fajin kryesor, ishte hibridi me i shemtuar i nje shoqerie njerezore.
    Edi Rama dhe nje brez i ri patriotesh e intelektualesh shqiptar, qe kane gjetur mundesine te shprehin energjine e tyre krijuese e transformuese permes Partise Socialiste, po perpiqen ta çlirojne njehere e mire Shqiperine, nga e keqa qe i kish hedh persiper Berisha dhe vegla e tij PD.
    Te gjith shqiptaret e kan te qarte kete te vertete, prandaj e kan mbeshtetur dhe zgjedhur me shumice derrmuese PS dhe Edi Ramen. Shqiptaret besojne ne vizionin e tyre dhe ne aftesite e perkushtimin e tyre per ta kthyer kete vizion ne realitet.
    Boll u perpoqe ti hedhesh siper Edi Rames ate qe nuk e ka. Nese PS do te rizgjidhet per nje kohe te gjate nga shqiptaret, arsyen duhet ta kerkosh tek politika antishqiptare dhe shoqeria e shemtuar qe PD krijoi ne Shqiperi, ate kohe qe kishte pushtet.
    Sot shqiptaret kane vetem nje mas per te vleresuar politikanet e tyre, perkushtimin dhe aftesite e tyre per te krijuar nje Shqiperi Europiane
    Te nderuar qofshin kreret e feve ne Shqiperi, qe po mbeshtesin popullin dhe qeverine ne realizimin e endrres se tyre europiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *