Fatos Mahmutaj, i plagosur në 21 janar, jeton tashmë në azil dhe është praktikant musliman. DITA boton sot një bisedë mes tij dhe një kolegu gjithashtu praktikant musliman. Si e shohin dy gazetarë të këtij profili kryeministrin e vendit dhe çfarë qëndrimi duhet të mbajë sipas tyre, Komuniteti Musliman me Berishën
Gazetari i 21 janarit, praktikant musliman në azil:
Biseda e mëposhtme është bërë nga gazetari Ermir Hoxha, i cili është njëkohësisht një praktikant musliman me gazetarin Fatos Mahmutaj, gazetari i njohur i plagosur në 21 janar që aktualisht jetojn jashtë vendit me statusin e azilantit. Edhe Fatosi, është praktikant musliman, ndaj konteksti i bisedës mes këtyre dy kolegëve është e rëndësishme të shihet edhe në këtë këndvështrim. Biseda është dërguar për botim në DITA nga gazetari Hoxha.
E.H. Më s`pari, t`ju pyes si jeni me shëndet? Ose më saktë, dorën e plagosur si e keni?
F.M. Momentalisht jam mirë. Thuajse e kalova problemin që kisha me të. Plaga është mbyllur tërësisht dhe ka mbetur vetëm një shenjë. Ndërsa për kockat e thyera nga plumbi, mendoj se do duhen shumë kohë që të rikuperohen.
Edhe vellai juaj pati një incident, ç`behet me të tani?
Vëllai im tani ndodhet në fshatin e lindjes, i ngujuar. Atij iu desh të braktiste universitetin dhe tashmë kalon kohën brenda mureve të shtëpisë.
Jeni i bindur që fati i tij, lidhet me fatin tuaj?
Sigurisht. Fati i tij është lidhur me timin pasi im vëlla nuk kishte asnjë problem në Tiranë. Në kohën që e qëlluan (autori është një polic pranë familjes së Berishës dhe ne e njohim), im vëlla ishte student, ndërkohë punonte part-time për të siguruar jetesën dhe për të paguar qiranë.
Thatë pak më sipër se plaga u është mbyllur, por ç`është një plagë tjetër që u bën të vuani?
Pa dyshim, si çdo azilant, më dhimbset vendi im. Aq më tepër kur nga dita në ditë e shoh të nëpërkëmbur prej histerisë së një njeriu të vetëm. Ky njeri ka kaluar çdo limit.
Në trajtesat, denoncimet apo akuzat tuaja pas 21 janarit, keni tentuar të jeni dhe pak tej-tokësor, t`u kujtoni Berishës apo Ndrea Prendit, se i pret një përballje më e rëndë një ditë, ajo me Zotin….
Po, sepse njeriu mund të bëjë gjithë ligësitë e mundshme në këtë botë e mos ta marrë ndëshkimin që meriton sa të jetë gjallë. Por kur të mbyllë sytë, atëherë sheh se ajo fjala “Ç`të mbjellësh do korrësh”, nuk është thjesht një metaforë, është reale deri në tmerr. Zoti i dhëntë drejtim kësaj pune, pasi shqiptarët vetë nuk kanë ç’ti bëjnë. Kanë tejkaluar çdo limit. Mendoj se kështu siç janë gjërat sot, pas ca kohësh do t’i rrëzojmë bustet Berishës.
Ju jeni njeri besimtar që dhe jeten e jetoni me principe besimi. Në këtë prizëm, çfarë ju çmerit në mënyrën se si po qeveriset ky vend?
Me thënë të drejtën në këtë prizëm, do thoja që kam antipati jashtë mase për drejtuesit fetarë, të të gjitha religjoneve që i bëjnë fresk pushtetit, për të mbajtur karriget e tyre dhe për të vjedhur nga pasuritë që janë pronë e besimtarëve. Vitet e fundit, i kemi parë drejtues të religjoneve të ndryshme të mbështesin nisma qeveritare që jo vetëm bien ndesh me mendimin e pasuesve të tyre, por ka edhe raste kur janë në kundërshti të hapur me librat hyjnorë. Për të mos përmendur këtu ata që bëjnë hapur politikë antishqiptare…
Me troç, ju e jetoni jetën si musliman…
Unë gjykoj se: një musliman nuk mund të gënjejë, ndërsa Berisha mashtron ‘non stop’; një musliman nuk mund të derdhë gjak të pafajshmish, ndërsa të vrarët e Berishës nuk numërohen; një musliman nuk mund të vjedhë, ndërsa Berisha ka vite që po grabit e vjedh shqiptarët e Shqipërinë; një musliman gjykon gjithmonë me drejtësi, ndërsa çdo çast, nga sjellja e Berishës buron padrejtësi e vetëm padrejtësi; një musliman gjithshtu nuk mund të çojë kurrë në mend kamatën, pasi është parashikuar qartë si: “luftë e hapur me Zotin”, ndërsa Berishës për të mos i përmendur firmat piramidale, po i kujtoj vetëm kolapsin ekonomik në të cilën ka zhytur momentalisht Shqipërinë. Musliman përkthehet: të besosh e të bësh punë të mira. Dalloni ju apo krerët e Komunitetit Musliman tek Berisha ndonjë shenjë që mund t`i bartë këto virtyte?
Mirë, le të kalojmë tek një çështje tjetër. Ju, paçka arsyeve, jeni një emigrant. A është Shqipëria ende në ato nivele si 20 vite më parë, që duhet t`ja mbathësh nga sytë këmbët?
Duke mos dashur të ritregoj arsyet që më detyruan të ikja, pasi i kam bërë publike më parë në media, them se për 20 vjet me radhë në Shqipëri siguria ka ardhur duke u përkeqësuar. Një tregues i qartë i kësaj është numri i madh i azlikërkuesëve shqiptarë kudo nëpër botë. Mendoj se duhet ikur nga ai vend, për faktin se aty jeta të shumëzohet me zero rëndom.
Bisedoi: Ermir Hoxha
ti shpetove qe dole nga gardhi po tere keta shqiptare qe jane ne kete [BUM EKONOMIK ] ku te ve vene/???