Artan Xh. Duka
Pavarësisht natyrës diskrete të ecurisë së takimit, e mirëkuptueshme kjo në kontekstin ballkanik ku fjala “tradhëtar” lakohet e para, Kreta mbetet sukses. Nëse ka shtet ku duhet tëndjehesh si në shtëpi, është Greqia për ne dhe Shqipëria për ta. Jemi bërë mijra vjet ndaj dhe kufiri sot, as që nuk duhet kuptuar se po e kalon.
Por që kjo të ndodhë, duhet “zhbërë” 1913. Jo në kufij, se ai zventitet mes fqinjësh të mirë, por në mentalitet. Duke reflektuar më së pari Greqia, nga 1821 kur ajo bëhet shtet dhe paradoksalisht i kundërvihet fqinjit mijravjeçar verior që luftoi edhe për të dhe hoqi më shumë se çdo komb nën zgjedhën osmane në rajon. 200 vjet mëri që tenton të zhbëjë mijra vite harmoni!
Tryezat ecin ngadalë por më mirë tryezë pas tryeze sesa sherr pa fund. E që të mos degradojë në pëlhurë Penelope, asgjë nuk duhet të jetë tabu.
“Para-kushtet” e tryezës
Kryefjalë për fqinjësinë e mirë presupozohen reciprociteti dhe tolerimi i ndërsjelltë. Kjo vlen edhe për këtë tryezë por paraprakisht dhe si garanci për ecurinë e saj, janë disa premisa-“kusht” për vetë reciprocitetin më pas. Këto premisa nuk janë as presion apo tolerim ndaj palës tjetër por detyrim historik dhe shprehje e vullnetit të mirë.
Kështu, palët duhet të ulen në tryezë të zhveshur nga komplekset e së shkuarës dhe presioni populist respektiv duke dëshmuar sens realist empatie (apo shihi gjërat me sytë e tjetrit). Greqia ka abuzuar e përfituar padrejtësisht shumë këto 200 vjet. Nga zgjerimi me troje të tjetrit, përpjekja për asimilim e shuarje identiteti shqiptar atje, genocidi zervist etj. Nëse Greqia e krishterë vërtet beson në urtësinë biblike “mos i bëj tjetrit atë që nuk dëshiron të të bëjnë ty”.
Palët duhet gjithashtu të pranojnë faktin historik dhe llogjikën që buron prej tij. Greqia duhet të pranojë praninë e shqiptarëve në Greqi, se shqiptarët nuk janë turq, përkundrazi, ata i bënë qëndresën më unike invazionit turk edhe pse fqinjët rrotull nuk i dolën krah, duke u bërë mburojë e vetme e krishtërimit për dekada me rradhë, se në Çamëri ndodhi genocid, se Shqipëria nuk e sulmoi Greqinë, se Himara është lule labërie etj. Nëse Greqia e krishterë vërtet beson në urtësinë biblike “jepi çezarit,çfarë i takon çezarit”.
Greqia duhet të pranojë faktin se reciprociteti aplikohet mes kauzave reale sikundër Dropulli nga njëra anë dhe Çamëria dhe arvanitasit nga ana tjetër dhe jo kauzave false (Himara) me të cilat ka spekulluar gjatë. Kufiri nuk ndryshon por ama shqiptarët matanë tij duhet të kenë shansin të ndjehen po aq shqiptarë sa ç’ndjehen grekë minoritarët grekë në Shqipëri.
Premisat e mësipërme nuk e intimidojnë tryezën; e bëjnë realiste atë duke dëshmuar vullnetin e mirë që në fillim. Zgjidhja pastaj është çështje kohe dhe e ratifikuar në referendum popullor në të dyja anët e kufirit, do të rrënjosë fqinjësinë vëllazërore që popujt meritojnë.
E ardhmja “kalon”nga e shkuara
Reciprociteti vlen kur palët nuk i hyjnënë hise njëra-tjetrës. Ndarja e“plaçkës” me hajdutin “tolerant” që ta ka rrëmbyer atë nuk është reciprocitet (njëlloj si ftesa sërbe për shkëmbim territoresh Mitrovicë Veriore me Luginën e Preshevës kur të dyja janë troje shqiptarësh).
Aplikimi i reciprocitetit në zgjidhjen e problemit presupozon fillimisht pranimin e tij. Përpara se të flasim për reciprocitet të drejtash minoritetesh me Greqinë, ajo duhet që të njohë minoritetet matanë. Jo si favor ndaj nesh por si detyrim ndaj ligjit ndërkombëtar. Deri dhe duke u njohur çamëve dhe arvanitasve statusin e kombit shtet-formues.
Greqia duhet të përballet me atavizmat e saj, pa të flitet për reciprocitet. Është një qorrsokak ku është futur vetë (me kufirin të shtyrë drejt trojeve shqiptare, minoritetet e vetme janënë Greqi) dhe dalja prej tij nuk ka pse të prezantohet si “tolerancë” duke kërkuar qiqrra në hell si këmbim nga Himara, varreza kudo etj.
Anullimi i ligjit të luftës nuk ka pse prezantohet si lëshim sepse ne ishim po aq “pushtues”, aq sa ishte dhe Greqia kur trupat gjermane hynë tek ne prej saj.
Përpara se të kërkojë varreza ushtarësh, Greqia ka detyrimin historik të nxjerrë jashtë ligjit shoqatat vorio-epiriote, heqë dorë nga varrezat në vija imagjinare, pranojë genocidin e Zervës, syrgjynimin e shqiptarëve në Turqi, lejojë ngritjen e memorialeve përkujtimore në vëndbanimet shqiptare në Greqi etj.
Përpara se të flasë për prona minoriteti, Greqia duhet të kërkojë ndjesë e kompensojëpër pengmarrjen e pronave shqiptare në Greqi, lejojë rikthimin tek i zoti historik, ndryshojë kuadrin ligjor që u mohon pronësinë të huajve në zona kufitare etj.
Para se të kërkojë revizionim tekstesh, Greqia duhet të reflektojë rreth arbitraritetit e manipulimit dyqindvjeçar ndaj historisë nga legjendat e heronjtë antik pellazg, Epiri, Aleksandri Madh, zakonet dhe traditat arbërore nga fustanella tradicionale, toponimet shqiptare, deri dhe banalitete si kos e djath “stil grek” etj që monopolizojnë traditat në rajon.
Greqia duhet të reflektojë në shumë “tabu” që t’i hapet rruga reciprocitetit më pas. E ka detyrim ndaj të ardhmes dhe borxh ndaj arvanitasve të revolucionit që dhanë gjithshka për të.
Për reciprocitet për vula apostile apo statuse qytetarësh e emigrantësh,nuk ka nevojë për Kretë. Nga Kreta e të tjerat pas saj, pritet shansi për vëllazërinë e munguar në rajon. Dhe kjo nuk ngjizet me arsyetime “ta shtyjmë çështjen çame që të përgatisim opinionin në Greqi” etj! Është larje duarsh, si Tito me Enverin dikur kur ishte “dakort” për Kosovën por duhej të prisnim Serbinë të ftillohej për të!
Sa për unisonin tonë, paradoksalisht, ndërkohë që theksojmë tapitë historike tek greku, me 7501 i zhbëmë ato. Ndërkohë që llafosim kundër ligjit të luftës, bëjmë luftë “partizane” nga 44 e marria 28 apo 29 vazhdon, ndërkohë që bërtasim për 1913, japim det si pa të keq etj. E sa për detin, PD bën mirë të ndajë mëndjen me këështë. Interesi kombëtar nuk është punë sedre. Ndryshe, se mos i mbetet hatri Esadit, esadizmi nuk ka brirë.

“Shqiperia” myslimane qe u krijua nga Turqit dhe Hamzate qe me pare ishin Orthodhoks,po nuk hoqi dore nga Turqia,Greqia jo qe nuk do mohoj dhe te heq dore nga Epiri historik i Tjeatros,i Apollonit,i Buthrotos,i Agios Saranda,i Argjiro-Kastros,i Moskopolis etj.
Sa “shqipetare” jini ju qe pretendoni mijera vjet e tregojne 45 Imamer te arrestuar dhe Hoxhallare qe luajne karten Islamike.
Ju nuk kuptoni akoma se bota ju konsideron njerez me bisht,pa nder,pa dinjitet,pa karakter.
Si i harruat ju pengjet e Barbareve turq te marre nga gjiri i nenave Orthodhokse?
Ke perpiqeni te genjeni?
Z.Artikullshkrues ! Po te studiosh historine e asaj krahine greke qe vetem ne Shqiperi e quajne “Cameri” dhe banoret e saj “came” ,do te kuptosh se camet u bene shqiptare vetem pas viteve 1915 dhe I beri propaganda italiane qe donte te anksonte teritorin nga Vlora deri ne Preveze .Para ketij viti camet ishin me turq se turqit (deri kur turqit u shporren nga Epiri) dhe ja cfare I shkruanin Komisionit Nderkombetar te Kontrollit ,kur caktoheshin kufijte jugore te Shqiperise :” …do te luftojme se bashku me vellezerit tane te krishtere deri ne fund qe te shpetojme nga zgjedha e shtetit shqiptar dhe te gezojme lirine tone ne gjirin e Nenes sone Greqi “.Pra keto jane shkruar nga “camet” kur caktohej kufiri … .Sa per arvanitasit ju (e disa te tjere si ju) doni ti beni me zor shqiptare .Lexoni veprat e shkruara nga arvanitasit e shek.19 ,lexoni e degjoni ato qe shkruajne e thone pasardhesit e tyre sot e do te kuptoni se arvanitasit jane me greke se greket ,jane greke me mendje e me zemer .Ka si puna juaj qe duan te trazojne e turbullojne mbase mbetet dicka per te ngulur gozhden e Nastradinit ,por si thuhet ne nje film shqiptar “germoni,germoni se qenin e ngordhur keni per te gjetur ” .Po per shqiptaret qe thoni se jane ne Turqi ,ne vendin qe eshte si baba per Shqiperine pse nuk shkruani ,nuk beni aktivitete me ta ,pse nuk kerkoni hapjen e shkollave shqip ,pse nuk I kekoni qeverise turke ti njohe si minoritet etj? Apo keni parasysh fjalet qe ju tha nje poet I madh turk :”Doni te jeni shqiptare ? Atehere pirdhuni ne Shqiperi,se ketu eshte Turqi ” . Ju lutem shume botoni komentin tim!