Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtorët e Hipotekave në të gjithë vendin, ndërsa në takim merrte pjesë edhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Ky i fundit ka analizuar problematikat kryesore në rrethe, po edhe në Tiranë.
Lame tha se vihet re një përmirësim në regjistrimin e lejeve, por në disa qarqe ka ende problematika. Ai tha se përmirësimi i blloqeve kadestrale ka mbetur mbrapa.
“Është ngritur një grup punë dhe i kemi treguar zv. kryeministri për ecurinë. Në rang republike përgjigjet e statusit janë 53% për gjithë 6 mujorin e parë dhe për majin është 34%, pra ka ardhur në ulje. Sa i përket lejeve të legalizimit janë 24186 leje të dhëna dhe të aplikuara janë 24000. Ka një përmirësim në dy muajt e fundit në regjistrimin.
Çështja e vendimit të vitit 2015 është braktisur fare. Përmirësimi i blloqeve kadestrale ka mbetur mbrapa. Lezha nuk i regjistron fare lejet e legalizimeve. Sistemi online nuk funksionon për Tiranën. ZRPP në Shkodër dhe Kavajë është ne një situatë te keqe. Ka probleme të veçanta, por pjesa më e madhe e informacionit që na vjen është jo konform kërkesave”- tha Lame.

NUK DI SHUME PER ME TUTJE,
KETEJ NGA VLORA 1,000 DERI NE 2,000 EURO ESHTE
PAZARI PER NJE LEGALIZIM.
Ky punonte me 36 drejtora hipotekash,te cilet ishin hajdut. Po ky kush i bie te jete ali baba me 36 hajdut. U kapen te 36 hajdutet,vetem ali baba shpetoi,ec e mere vesh c’behet.
bravo Arben, kjo eshte informacioni qe na mungon!
Sa eshte legalizimi ne Tirane?
une jam nga ata qe nuk paguaj!! si rjedhim vetedeklarimi im i dorezuar ne maj 2006 eshte ne vend numero edhe sot pas 12 vjetesh.Njehere qe pyeta sa kushton me thane 7000 euro.Po pres qe rilindasit te luftojne korrupsionin dhe
po pres ne shtepi siç tha atehere lideri suprem qe do vime ne tek ju, ju mos levizni nga shtepia.
Behet fjale per ne Tirane.