Kreu ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka deklaruar se është gay.
Ai thotë se ndihet krenar për këtë gjë.
Cook u shpreh se deklarohet publikisht i tillë, për të inkurajuar dhe frymëzuar ata që e kanë vështirë ta pranojnë se janë gay.
“Nuk e konsideroj veten një aktivist për të drejtat e homoseksualëve, por e kuptoj se sa shumë kam përfituar nga sakrificat e të tjerëve.
Ndaj nëse fjala se kreu ekzekutiv i Apple është gay mund të ndihmojë dikë që të dalë publikisht, të qetësojë dikë që ndihet vetëm apo të frymëzojë njerëzit për barazinë, atëherë ja vlen të heq dorë nga privatësia ime”, thotë Cook.

Nuk e kuptoj fare ku qëndron arsyeja për të qënë ” krenar” e këtij jashtënatyrori ? Tung!