Kreu i ERE: Çekët ndërprisnin energjinë qëllimisht

anazapta

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, deklaron se heqja e licencës së kompanisë CEZ për shpërndarjen e energjisë elektrike erdhi për shkak të shtimit të humbjeve dhe përkeqësimit të financave nga mosmbledhja e faturave. Zoti Ramadani tha se tashmë është rikthyer furnizimi i plotë me energji dhe humbjet po ulen gradualisht. Ai theksoi që kompania çeke ende nuk ka hapur ndonjë gjyq ndërkombëtar, ndërkohë që kompania CEZ Shpërndarje po administrohet nga shteti.

“Ka një ulje të humbjeve rreth 6 për qind, ka edhe një rritje të arkëtimeve. Jo vetëm që pagesat nuk janë dekurajuar, por administrimi ka rritur vlerën e kësaj kompanie shpërndarjeje.

“Tani kemi të gjitha zonat të furnizuara 100 për qind me energji elektrike, çka është më e rëndësishmja. Kishim shumë situata të ndryshme të krijuara në mënyrë subjektive apo objektive nëpër zona. Këto tani janë harruar. Nuk ka më stakime kolektive që bëheshin më parë nga CEZ-i i dikurshëm apo të stakimeve që bëheshin në mënyrë të qëllimshme, që ata bënin duke ulur tarimin e mbrojtjeve. Tani furnizimi me energji është i plotë dhe megjithatë kemi zvogëlim të humbjeve, kemi një rritje të arkëtimeve”, deklaron Sokol Ramadani në një intervistë për Zwrin e Amerikws.

 

Share This Article
1 Comment
  • Eshte nje mashtrim skandaloz ulja 6% e humbjeve qe reklamohet dhe rritje te arketimeve. Ku jane rritur arketimet? Ne Tropoje,Kukes.Peshkopi,Bathore,Tapize,Kamez ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *