Kreu i grupit të PD, mënjanohen Bregu e Pollo, u hapet rruga Palokës dhe Selamit

anazapta

Zgjedhja e kryetarëve të komisioneve parlamentare që kryeson opozita duket se i përjashton ata nga zgjedhja në postet e nënkryetarëve të PD-së, në zgjedhjet e pritshme në dhjetor. Kështu, ish-kryetari i grupit Astrit Patozi, që njëherësh sipas statutit të PD-së mbante dhe postin e nënkryetarit të partisë, në dorëheqjen e tij ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë drejtuesve të PD-së. Gjithashtu, edhe Sokol Olldashi duket se nuk do jetë përkrah Bashës në drejtimin e betejës opozitare në Kuvend. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve të lindura në garën e brendshme të partisë, të cilat u shndërruan në debate gjatë mbledhjes së djeshme të grupit.

“Po kështu, emërimi dje i Majlinda Bregut në krye të Komisionit të Integrimit, e përjashton atë nga marrja e drejtimit të grupit parlamentar, që do i jepte asaj automatikisht dhe postin e nënkryetares së PD-së. Edhe Genc Pollo ishte një kandidaturë e mundshme që përflitej në korridoret e PD-së, të cilit mund ti besohej posti i nënkryetarit të partisë. Dhe në këto kushte, Basha ka shumë pak emra në dispozicion, të cilëve mund t’u besojë postin e nënkryetarit të partisë që ai drejton. Kështu, një nga emrat e mundshëm brenda grupit parlamentar është ai i Edi Palokës, i cili momentalisht mban postin e kryetarit të komanduar të këtij grupi. Statuti i PD-së parashikon dy poste nënkryetarësh, të cilët Basha mund t’i përzgjedhë mes kandidaturave më të mundshme, të cilat janë: ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ish-kryetari i PD-së Eduard Selami”, analizon sot gazeta “Shqip”.

Share This Article
5 Comments
  • Nuk e ka pas marre vendimin kryetari Sali akoma, pasi ka qene I zene diten e pare . Sido qe te jete ne pergjithesi, te gjjithe nje monster jane.

  • Ky Pollo ne periudhen me te zeze te presidences se SALIUT KA QENE FTYRA EUPOPIANE E PD,Ky i bente permanentin malokut,ky coi djalin e xhaxhait te hante nje plumb bytheve ne Tropoje,ky thrriti azem derdimenin nga Fieri ate dite qe e vrane,hajde o azem se kemi mbledhje te rendesishme pa ty nuk behet mbledhja,ky njeri i skutave me keq se i ati,qe i bente biografine Cabeut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *