Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ka një preferencë të veçantë për Iranin, pasi aty zbatohet ligji mysliman i Sharias.
Kështu bën të ditur agjencia iraniane e lajmeve, ABNA.
Sipas saj, Selim Muça ka pasur një takim me atasheun kulturor të Iranit në Shqipëri.
“Muça tha se i respekton të gjithë përfaqësuesit e vendeve myslimane, por i pëlqen iranianët më shumë për shkak se Irani është i vetmi vend ku zbatohet zyrtarisht Sharia islamike,” shkruan agjencia.
Muça shkon edhe më tej kur deklaron se myslimanët në Shqipëri nuk e kanë besuar kurrë propagandën anti- iraniane, të përhapur nga media perëndimore.
Po ashtu Muça është shprehur kundër ideve të Takfirit, ku myslimanët sulmojnë njëri- tjetrin si jo- besimtarë.
Ai ka thënë se nga këto ide përfitojnë vetëm armiqtë.
Duhet perpiluar urgjentish nje peticion per te kerkuar doreheqjen e Muçes dhe njehkohesisht te mblidhen firmat per ti kerkuar parlamentit shqiptar te aprovoje nje ligj per ta kthyer Sherjatin te paligjshem e te pa-aplikueshem ne Shqiperi!!!! Shqipfolesve po ju ngjallen morrat….
Aman na mbyten idiotet, shihe cfar po i pelqeka ketij baba hoxhes. Keta nuk shohin me larte se hunda e tyre!!
zoti muca e sheh cdo gje ne kuadrin e fese dhe mund te mendoje cdo gje.me ben pershtypje se si shqiptaret nguten per te bere deklarata per tja mbyllur gojen njerit ose tjetrit qe nuk ju pelqen nderkohe qe pretendojne te afrohen me vlerat e demokracise.jane komplet hipokrita.