Kreu i Pfizer: COVID-19 është më kërcënues se lija e majmunëve

J L

Kreu ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se variantet e reja të COVID janë një kërcënim më i madh për shëndetin publik global sesa shpërthimi i lisë së majmunëve.

Sipas mediave, ka pasur rritje të infeksioneve nga lija e majmunëve. Deri më tani 21 vende jashtë Afrikës kanë raportuar raste të reja. 78 rastet në Mbretërinë e Bashkuar alarmuan botën, duke pretenduar se pas tyre mund të vijë shpërthim më i madh.

Shefi ekzekutiv i Pfizer ofroi siguri se lija e majmunëve nuk do të bëhet pandemi.

“Ne u alarmuam si gjithë të tjerët kur pamë rritje të rasteve sepse nuk kishim raste dhe befas kemi, por nuk jam i shqetësuar për momentin. Ne po vëzhgojmë dhe monitorojmë me shumë kujdes shpërthimin e lisë së majmunëve. Duket se kjo është një situatë që nuk është aq e transmetueshme, kështu që është shumë e vështirë që ajo të bëhet një pandemi dhe duket se tashmë ka vaksina që mund të funksionojnë”, tha Bourla.

Pfizer ishte kompania e parë që zhvilloi një vaksinë funksionale kundër koronavirusit, në partneritet me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech.

Lija e majmunit është zakonisht një infeksion i lehtë vetë-kufizues që zgjat vetëm disa javë për shumicën e njerëzve. Megjithatë, mund të prekë edhe personat me sëmundje të rënda.

Kryesisht, virusi i lisë së majmunit transmetohet kur një person bie në kontakt me patogjenin nga një kafshë, njeriu ose materiale të kontaminuara me virusin.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *