Kreu i Pustecit: Më amnistoi presidenti im Ivanov

Dita

Edmond Themelko, kryetari i Bashkisë Pustec nuk e pasaqyroi në deklaratën e dekriminalizimit, hetimin dhe shoqërimin që i ndodhi në fillim të këtij viti në Maqedoni.

Kryebashkiaku i bashkisë së vogël me popullsi minoritare maqedonase, në Qarkun e Korçës e dorëzoi të bardhë dëshminë e tij.

“Nuk kam qenë i akuzuar, por ndaj meje ka patur dyshime në procesin e quajtur Titanik në fillim të hetimit të këtij procesi që u bë në Maqedoni. Duke parë vendimin dhe dekretin e Presidentit Ivanov, nxorri një amnesti dhe e quajti të kundraligjshme këto dyshime ndaj meje”, thotë ai për TCH.

Themelko u shoqërua nga policia maqedonase me urdhër të Prokurorisë Speciale në Shkup i akuzuar së bashku me disa zyrtare maqedonas për çështjen “Titaniku”.

Ata u akuzuan se kishin bërë manipulime në zgjedhje sepse Prokurorisë i rezultuan që 500 shtetas shqiptarë nga Pusteci dilnin se votonin në Maqedoni.

Por sipas Themelkos, çështja u mbyll nga Presidenti maqedonas Ivanov me amnistinë.

Share This Article
2 Comments
  • Z. Mondi qenka gomar fare ! Ky eshte kryetar i nje komune brenda territorit te shtetit shqiptar dhe kryetar i ketij shteti nuk eshte fashisti Ivanov , por kapteri Nishani ! Ndaj , duhet te jape shpejgime publike per keto budallalleqe qe na thote neper ekrane Si s`po reagojne as kukuvajkat e PD-se ?!

  • Kujdes mer Dita, me keto peremrat pronor. Ai s’thote me asnje vend ” presidenti im”, se kjo do ishte nje skandal diplomatik, por thote “presidenti Ivanov”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *