Paraditen e djeshme u njoftua ndarja nga jeta e Nehat Kullës, i njohur ndryshe me nofkën “gjenerali”.
Ai ndërroi jetë në banesën e tij, ndërkohë që kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe eksperti i Shëndetësisë pranë PD Gazmend Koduzi kanë zhvilluar debat në lidhje me pacientët që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Në lidhje me humbjen e jetës të Nehat Kullës gjatë ditës së djeshme, Brataj deklaroi se shkak për vdekjen e tij ka qenë pikërisht koronavirusi.
“ Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus. Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes.
Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi. Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia”, tha Brataj.
“Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19”, tha ai.
“Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, kurse sot në mëngjes organizmi i tij ka qenë me probleme të shtuara”, tha Gazmend Koduzi.
Kush ishte Nehat Kulla?
Ai ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005.
Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës, për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.
Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë. Banda e tij akuzohet se ka kryer shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme në vitet 1997-1998.
j.l./ dita

A e kane ba betimin emjekut keta qe tregojne diagnozen e pacientin pas vdekjes?! Vdekja nga komplicacionet jane po ashtu teshkakuara nga virus,
Bandit nuk paska qene Nehat Kulla, por qeveritaret e politikanet e ’97-s. Do kishte qene mire sikur te gjithe ta kishin mbrojtur ushtrine e pasurine e vendit si Nehat Kulla.
Nese me bie fjala vjen infarkt
Nuk ka bandit pa bekimin e qeverise Mos tregoni perralla,shteti te shkrin ne 24 sekonda thoni bashkepunetor i segmenteve te shtetit
Nehat Kulla njeri trim me fatkeqesine te jetoje perballe e i hapur koheve te poshtra te Berishes ku pakkkush i qendroi si ai.
Berishemonstra sot eshte gjalle, ligesia kanibale qe hengri te gjalle e te vdekur sot merr fryme ende.
Ndersa Nehat Kulla e jetoi jeten thjesht, me drejtesi te kulluar, i provokur nga i ligu gjithnje mbrojti te moralshmen e te pastren,pa stepje, pa trembje.
Poshtersia qe quhet shtet e anatemoi dhe e gjykoi fajtor per burg.
Poshtersia qe quhet shtet, bashkeqeveriste me maskarenjte qe Nehat Kulla ju tregonte vendin.
As diagnozen nuk deshen ta zbulojne.
te jemi borxhli o Nehat Kulla, Na mbrojte si i vetmi shtet ne kohe te zeze te Luftes Civile qe ndezi me 1997 Sali Ligesia me fitilin e skemave piramidale.
te qofte dheu i lehte
prej kohesh isha ne kerkim te identitetit te te ndjerit . jam me komentuesin tirana . paska mbrojt rendin kushtetues, me “vetegjyqesi” . kjo lloj vetegjyqesije duhet nderuar dhe keshilluar per t’ja sh..kerdhyer faren çdo lloji “politikberesi” te tipit 97-ta, te diteve te sotme .
Ai qe vret nuk mund te quhet kriminel,kriminele jane ata qe vriten.